Skip to main content
2560 × 844

“Kujdesemi me Zemër” nisma e Raiffeisen Bank në ndihmë të shtresave në nevojë gjatë festave

Teksa drita e festave fillon të ndriçojë çdo cep të qytetit, Raiffeisen Bank angazhohet në nismën vjetore "Kujdesemi me Zemër", duke përqendruar përpjekjet tona në ndihmën e atyre që kanë më shumë nevojë. 

Kjo iniciativë e përvitshme shfaq vlerat tona thelbësore dhe dëshirën për të ndihmuar ata që duhet mbështetur më shumë në shoqërinë tonë. Si qytetar i angazhuar kemi një përgjegjësi ndaj komuniteteve ku operojmë dhe kjo është vetëm një pjesë e angazhimit tonë për të promovuar gjithëpëfshirjen dhe shancet e barabarta në shoqërinë tonë. 

Këtë fundvit kemi vendosur të sjellim dritë dhe ngrohtësi në jetën e shumë familjeve në nevojë apo grupeve të margjinalizuara nëpërmjet 6 projekteve të veçanta dhe me krenari ndjamë këto histori dhe iniciativa njerëzore:

Zero Uri - Në këtë kohë të festave, jemi këtu për të bërë një ndryshim. Dhurojmë 400 pako me ushqimet bazike si edhe shportën festive, jo vetëm si një akt humanitar, por si një shprehje e dashurisë sonë për bashkëqytetarët tanë në nevojë në Tiranë, njësia nr. 9. 

Ngjyrat e shpresës – Mundësuam çeljen e ekspozitës me piktura nga fëmijët me aftësi të veçanta të spektrit autik. Mes veprave shumëngjyrëshe e të gjalla, ata tregouan se talenti dhe dashuria nuk kanë kufij, duke na kujtuar se çdo fëmijë meriton të shprehet, të konsideroret dhe të ndriçojë në këtë botë.

Dora e ngrohtë/ zero varfëri - Duke dhuruar soba ngrohjeje dhe një urim fundviti në zonat Krujë dhe Leskovik, shprehëm solidaritetin tonë për të ndihmuar familjet në nevojë urgjente në këto zona më të largëta. 

Festojmë së Bashku - Koncerti ynë festiv për fëmijët e Qendrës Sociale në Cërrik nuk është thjesht një aktivitet muzikor por një shprehje shprese dhe sjellje e shpirtit festiv që u prit me shumë hare dhe gëzim tek ata të cilët shpeshherë nuk kanë mundësi të jenë pranë artit. 

"Grinçi Vodhi Krishtlindjet" - Në skenë fëmijët me nevoja të veçanta janë yjet. Ata na tregojnë se ëndrrat mund të bëhen realitet duke shfaqur talentin e tyre si performatorë dhe artistë. 

Veshje për Solidaritet - Në një botë të shpejtë, ne kemi zgjedhur të ndalemi dhe të ofrojmë ndihmën tonë. Stafi ynë ka dhuruar veshje për të mbështetur familjet dhe fëmijët në nevojë.

Raiffeisen Bank është e lumtur që ka mundësinë të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme më të mirëdhe shpreson që këto projekte do të frymëzojnë dhe nxisin vepra të mira për ata më në nevojë. Ne besojmë në fuqinë e dhembshurisë dhe bujarisë për të krijuar ndryshime pozitive dhe së bashku, si një komunitet, mund të rrugëtojmë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.


  • Deklaratë për shtyp
  • 4 min për t'u lexuar