BERZH dhe Raiffeisen Bank Albania mbështesin agrobiznesin dhe turizmin
Deri në €12 milionë për huadhënie për bizneset lokale në Shqipëri BERZH nënshkruan një lehtësi për ndarjen e riskut deri në € 12 milionë me Raiffeisen Bank Albania
Dhjetë për qind stimuj investimi drejtuar nën-huamarrësve në sektorët e agrobiznesit dhe turizmit
Marrëveshja, e krijuar fillimisht për agrobiznesin, është zgjeruar në sektorin e turizmit
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po rrit mbështetjen e saj për kompanitë në sektorët e agrobiznesit dhe turizmit në partneritet me Raiffeisen Bank Albania, Qeverinë e Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian (BE). Banka siguron deri në €12 milionë për ndarjen e riskut nën Albania Agribusiness and Tourism Support Facility (AATSF).
AATSF është një instrument unik i krijuar për Shqipërinë për të mbështetur dy sektorë vitalë, por të nënfinancuar të ekonomisë së vendit. Synon të përmirësojë aksesin në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe korporatat, në bashkëpunim me bankat tregtare në Shqipëri. AATSF përfshin gjithashtu një nxitje investimi prej dhjetë për qind të drejtuar për nën-huamarrësit në sektorët e agrobiznesit dhe turizmit, të financuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe BE, përkatësisht. Qeveria e Shqipërisë do ta mbështesë kredinë me një Mbulim të Riskut të Humbjes së Parë (FLRC).
Kjo lehtësi është një përshtatje e marrëveshjes së vendosur më parë me Raiffeisen Bank Albania për sektorin e agrobiznesit, në kuadër të ish- Albania Agribusiness Support Facility (AASF), i cili u nënshkrua në vitin 2019 për një portofol deri në €35 milionë. Një transh prej €12 milionë është angazhuar nën këtë portofol. Gjithashtu, marrëveshja është zgjeruar për të shtrirë mbështetjen në sektorin e turizmit, një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për vendin.
Ekaterina Solovova, Kryetarja e BERZH për Shqipërinë, tha: “Ne jemi krenarë të ndërtojmë më tej mbi partneritetin tonë të suksesshëm me Raiffeisen Bank Albania, duke u zgjeruar në një sektor kaq të rëndësishëm si turizmi. Ne besojmë në potencialin që ai përfaqëson për ekonominë shqiptare, siç u dëshmua së fundmi me një nga sezonet turistike më të suksesshme për vendin. Me mbështetjen e duhur, siç janë produktet financiare të përshtatura, si AATSF, sektori mund të lulëzojë më tej.
”Elona Mullahi (Koci), Anëtare e Bordit të Korporatave të Raiffeisen Bank Albania, shtoi: “Ne jemi të lumtur të zgjerojmë partneritetin tonë me BERZH-in dhe, nëpërmjet kësaj strukture, të riafirmojmë qasjen tonë të përqëndruar te klienti. Jemi veçanërisht të kënaqur për zgjerimin e kësaj mbështetjeje në sektorin e turizmit i cili është vazhdimisht në zhvillim, duke njohur rolin e tij të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë. Raiffeisen Bank Shqipëri është e angazhuar për fuqizimin e bizneseve vendase, që operojnë në sektorë që kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike. Partneriteti ynë me BERZH tregon përkushtimin tonë ndaj këtyre sektorëve jetikë dhe ndaj klientëve tanë.”
*** Rreth Raiffesien Bank Shqipëri
Raiffesien Bank Shqipëri është pjese e grupit Raiffeisen Bank International me seli në Vienë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar prej vitit 2004 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 465,000 klientëve. Raiffeisen On, kanali digjital është platforma më inovative bankare në treg si edhe më e përdorura. Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.