Raiffeisen inauguron këndin e lojërave në qytetin e Beratit
Në vijim të mbështetjes së projekteve në ndihmë të komunitetit, Raiffeisen Invest ka bërë të mundur krijimin e hapësirave rekreative dhe një këndi lojërash në lagjen “30 vjetori” në Qytetin e Beratit, duke e shndërruar atë në një hapësirë të rivitalizuar dhe me standarde bashkëkohore.
Falë këtij investimi, qyteti I Beratit dhe komuniteti i kësaj lagjeje kanë tashmë një hapësirë të re çlodhëse dhe argëtuese, ku të gjitha grup moshat mund të kalojnë kohën e lirë.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank z. Christian Canacaris, znj.Vilma Baçe Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Retail dhe Kryetari i Bashkisë Berat z. Ervin Demo.
“Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu, duke treguar mbështetjen tonë për qytetin e Beratit. Jam shumë i lumtur kur shoh që kontributi i Raiffeisen Invest ka bërë të mundur rehabilitimin e kësaj hapësire në të cilin të gjitha grup moshat kanë mundësinë të kalojnë kohën e lirë në një mjedis kaq të bukur. Gjej rastin të falënderoj Kryetarin e Bashkisë z. Demo për bashkëpunimin e deritanishëm dhe besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të tjera në ndihme të komunitetit” u shpreh gjatë fjalës së tij z. Canacaris.
Kryetari i Bashkisë së Beratit z. Demo falënderoj Raiffeisen Invest për kontributin e dhënë në qytetin e Beratit. “Kënaqësi të jem pjesë e ceremonisë së inaugurimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Bankës Raiffeisen Z. Christian Canacaris, për të finalizuar projektin e përbashkët me Bashkinë Berat për ngritjen e këndit. Rivitalizimi i sheshit para stadiumit, një hapësirë dikur e pashfrytëzueshme, e cila tashmë ka marrë jetë. Një model shumë i mirë, i cili do të realizohet edhe në lagje të tjera të qytetit. Faleminderit Raiffeisen Invest për mbështetjen”, u shpreh z.Demo