Skip to main content
2560 × 844

5 tendencat e pagesave në 2022!

Progresi në epokën e re digjitale tashmë është shumë i dukshëm. Koha që po jetojmë ka treguar që nuk do të ketë mungesë të inovacionit dhe konkurrencës edhe në mënyrën e pagesave për blerje të produkteve dhe shërbimeve, pasi bizneset me rregullatorët e tyre po formojnë mjete të reja digjitale për tu përshtatur me pasojat dhe formën e re te jetesës pas pandemisë.

Modelet e blerjeve po ndryshojnë dhe si shitësit me pakicë ashtu edhe konsumatorët vazhdojnë të përshtaten. Këta të fundit kanë qenë objektivi i shumë shërbimeve të reja në mënyrën e pagesave pasi vërshuan tregjet online, por edhe bizneset janë një synim edhe më i madh për ofruesit dhe ideatorët e formave të pagesave (bankat, Fintechs, etj) që vazhdimisht kërkojnë të ofrojnë të reja.

Më poshtë listohen tendencat që do ta mbizotërojnë industrinë e pagesave në 2022.

  • Kartat pa -kontakt ose siç shpesh jemi mësuar ta lexojmë “contactless”

Karta pa kontakt është një metodë e sigurt për konsumatorët për të blerë produkte ose shërbime duke përdorur një kartë debiti, krediti ose aksesorë si payband apo sticker. Gjithçka që duhet të bëni është të mbani kartën ose aksesorin tuaj pa kontakt pranë një terminali shitje në çdo dyqan apo njësi shërbimesh (lexuesit të kartave) ndërsa jeni duke bërë blerje.

Me anë të këtij veprimi kryhet pagesë pa kontakt, pa vendosur PIN deri ne 4,500 lek. Blerjet tuaja bëhen më të shpejta, të lehta dhe të sigurta njëkohësisht.

  • Pagesat e shpejta nga celulari

Integrimi i formave të pagesave të shpejta nga celulari është një realitet i ri, i pa konceptueshëm disa vite më përpara. Shumë Fintechs dhe Banka kanë zhvilluar dhe ofrojnë zgjidhje të ndryshme për të lehtësuar eksperiencën e klientëve gjatë blerjeve të tyre, për tu përshtatur me stilin e ri të jetesës së shpejtë dhe gjithnjë në lëvizje.

Skanime me kod QR direkt nga aplikacioni juaj bankar, pa portofol, pa kontakt; transfertat e parave vetëm me një numër celulari nëpërmjet Kuik; blerje në markete me Scan & Go: vetëm duke skanuar bar codin mbi paketimin e produkteve; pagesat e shërbimeve të detyrueshme si drita dhe ujë, gjobat e makinave, rimbushje celulari direkt nga aplikacioni bankar i mundësojnë klientëve shmangien e radhëve dhe kursimin e kohës.

  • Portofoli Digjital

Portofoli digjital është një aplikacion i cili përmban të gjitha kartat tuaja të debitit dhe të kreditit të “magazinuara” në formë digjitale në një aplikacion te vetëm të shkarkuar në celularin tuaj. Portofoli digjital konsiderohet një mënyrë mjaft komode për të paguar lehtësisht me anë te aparatit tuaj celular, në vend që të përdorni cash apo karta plastike. Kjo mënyrë pagese është e sigurt, të dhënat tuaja personale janë të mbrojtura pasi numri i kartës dhe informacioni personal nuk ruhen diku tjetër. Një tendencë gjithnjë në rritje në mjaft shtete, së fundmi pritet të lançohet edhe në Shqipëri.

  • Pagesat me Këste

“Bli tani, paguaj më vonë” është një zgjidhje që mjaft klientë kanë gjetur për të përmbushur nevojat e tyre konsumatore. Kartat e kreditit të lëshuara nga disa banka ofrojnë programe të pagesave me këste pa interes të cilat shumë njerëz i mendojnë si një alternativë për kartat tradicionale të kreditit. Ndërsa ende nuk është opsioni më i përdorur i pagesës, ai po fiton vrull – veçanërisht me blerësit e gjeneratës së mesme dhe të re.

  • Kripto monedha

Akoma zonë gri dhe e pa stabilizuar me rregullatore të bankave qëndrore, kripto monedhat kanë krijuar një revolucion në botën e pagesave digjitale. Disa rrjete shitjesh online në USA kanë vendosur pagesat me monedhat digjitale mes formave te pagesës por në Evropë monedha digjitale nuk është zyrtarizuar ende.


  • Deklaratë për shtyp
  • 5 min për t'u lexuar