Skip to main content
2560 × 844

Novak Djokovic shfaqet për herë të parë në reklamat e Grupit RBI

Vjenë, 

Raiffeisen Bank International AG (RBI) transmetoi sot fushatën e parë me imazhin e ambasadorit të ri të markës së grupit, yllin e tenisit Novak Djokovic. Fushata prezantohet në prag të turneut të madh të tenisit në Francë, por gjithashtu përkon edhe me 34 vjetorin e lindjes së Djokovic në 22 maj.

Historiku i kësaj reklame buron nga një zakon i përbashkët i lojtarëve të tenisit: zgjedhja e topit të duhur për një shërbim të fortë, në teori një as, dhe kështu numri 1 i botës së tenisit i kushton kohë këtij procesi të përzgjedhjes së topit. Ky zakon lidhet me skenat e jetës private të përditshme, si për shembull kur zgjedh një këmishë me mëngë të shkurtra ose kur zgjedh një frutë nga një shportë. "Me këtë histori duam të përcjellim mesazhin se zgjedhja e duhur është thelbësore dhe gërshetohet me ambicien tonë për t'u kthyer në bankën që zgjedhin të gjithë në Evropën Qendrore dhe Lindore", tha Michael Palzer, Drejtor i Departamentit të Marketingut Ndërkombëtar të RBI-së. “Novak Djokovic dëshmoi jo vetëm një performancë fantastike në fushën e tenisit, por gjithashtu veproi me një bindje të plotë dhe me shumë profesionalizëm gjatë gjithë pjesës tjetër të xhirimeve. Ishte një bashkëpunim shumë efikas dhe i këndshëm për ne,” shtoi ai.

Kjo fushatë me imazhin e tij do të transmetohet nga bankat filiale të RBI në Evropën Qendrore dhe Lindore kryesisht në kanale digjitale dhe në TV, por gjithashtu do të shoqërohet edhe me tabela dhe reklama në vendndodhje të tjera.


  • Deklaratë për shtyp
  • 2 min për t'u lexuar