Skip to main content
2560 × 844

Novak Djokovic dhe Raiffeisen Bank International nënshkruajnë partneritetin mes tyre

Ylli serb botëror i tenisit Novak Djokovic dhe Raiffeisen Bank International AG (RBI) me seli qendrore në Vjenë njoftuan sot një partneritet mes tyre. Djokovic, i cili ka mbajtur pozicionin e numrit një në tenis për një kohë rekord prej 316 javësh, do të përfaqësojë imazhin e RBI si një ambasador i markës dhe filialeve të RBI në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL). Raiffeisen do të mbështesë gjithashtu Akademinë e Tenisit të themeluar së fundmi nga Novak Djokovic në Beograd.

“Jam shumë i nderuar që të përfaqësoj Raiffeisen si ambasador i markës dhe të jem partner me ta në një projekt shumë të rëndësishëm për mua - për Akademinë time në Beograd. Raiffeisen më ofron ndihmën e duhur që unë të mbështes lojtarët e rinj të tenisit në përpjekjet e tyre për t'u bërë kampionë brenda dhe jashtë fushës. Të pasurit një ekip të fortë në krah ka sjellë një ndryshim të madh për karrierën time. Për këtë arsye, dëshiroj t'i ofroj një mjedis të tillë brezit të ardhshëm të lojtarëve në akademinë time. Raiffeisen luan një rol të rëndësishëm si partner në këtë përpjekje dhe së bashku ne do të punojmë për të ndihmuar tenisin të rritet,” u shpreh Novak Djokovic. 

“Ne jemi shumë krenarë që Novak Djokovic do të na përfaqësojë si ambasadori ynë, duke nënvizuar vizionin tonë për të qenë banka numër një në bazë të rekomandimeve. Ai është një nga sportistët më të suksesshëm dhe të admiruar - për të mos thënë më i miri – me origjinë nga EQL. Duke qenë se ne ndajmë vlera shumë të ngjashme, ne besojmë se partneriteti ynë përfaqëson një kombinim perfekt”, tha Johann Strobl, CEO i RBI.

Afati i bashkëpunimit konsiston në tre vite, me mundësi zgjatjeje. Përpos mbështetjes së përgjithshme për akademinë, Raiffeisen do të mbështesë lojtarët e rinj për të marrë pjesë në turnetë më të rëndësishme për të rinjtë. Përveç të qenit imazh në reklama dhe aktivitete të mediave sociale të Raiffeisen, Z. Djokovic do të marrë pjesë në eventet e përzgjedhura të bankës. Reklama e parë u xhirua kohët e fundit në Monte Carlo, në rezidencën e Novak Gjokoviç dhe do të lançohet në EQL brenda pak ditësh.

Novak Djokovic është fituesi i 82 turneve ATP, mes tyre 18 turne të “Grand Slam”. Ai fitoi të katër turnetë “Grand Slam”, së fundmi - për herë të nëntë - në “Australian Open” në muajin shkurt. Ai ka lindur në Beograd, është 33 vjeç, i martuar dhe ka dy fëmijë. Ka më shumë se 7 milion njerëz që e ndjekin në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter.


  • Deklaratë për shtyp
  • 2 min për t'u lexuar