Skip to main content
2560 × 844

RBI: Publikimi i rezultateve të vitit 2019 dhe ndryshimi i perspektivës

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka rishikuar perspektivën e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave që ndikojnë në mjedisin e përditshëm dhe ekonominë globale, si rezultat i masave që janë marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Ka të ngjarë që kufizimet si pasojë e kësaj situate të sjellin një recesion të rëndë në zonën e euros (supozuar -4% PBB në vitin 2020) me pasoja negative për tregjet e RBI-së (supozuar deri në -6% PBB në vitin 2020):Ne po ulim pritshmëritë tona për rritjen e kredisë për vitin 2020.

Raporti i provigjioneve për vitin 2020 aktualisht pritet të rritet në 50 deri në 75 pika bazë, në varësi të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së situatës.

Ne synojmë të arrijmë një raport kosto / të ardhurash prej rreth 55 përqind në planin afatmesëm dhe po vlerësojmë se si rrethanat aktuale do të ndikojnë në këtë raport në vitin 2021.

Në planin afatmesëm ne synojmë një kthim të konsoliduar të kapitalit prej afro 11 përqind, por ende jemi duke e vlerësuar ndikimin e mjedisit aktual në përfitueshmërinë e vitit 2020.

Konfirmojmë objektivin tonë të raportit CET1 rreth 13 përqind.Bazuar në këtë raport ne synojmë të shpërndajmë 20-50 përqind të fitimit të konsoliduar.


  • Deklaratë për shtyp
  • 2