Skip to main content
2560 × 844

Raiffeisen Invest mbështet shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” me materiale shkollore dhe laptop

Raiffeisen Invest vijon mbështetjen e saj me projekte në ndihmë të komunitetit si pjesë e përgjegjësisë sociale, veçanërisht në fushën e edukimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për brezat e rinj.Falë mbështetjes së Raiffeisen Invest u mundësua mobilimi me të gjithë bazën materiale të nevojshme i 3 kopshte-ve dhe 2 çerdhe-ve në qytetin e Burrelit.

Realizimi i këtij projekti i vjen në ndihmë komunitetit të kësaj zone dhe veçanërisht 500 fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç që frekuentojnë këto institucione, të cilët tashmë kanë ambiente shumë komode.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris dhe Kryetari i Bashkisë së Matit, Z. Agron Malaj.

Gjatë fjalës së tij Z.Canacaris, theksoi se fëmijët janë e ardhmja e një shoqërie, ndaj është dyfish obligim të investohet për kushte akomoduese brenda standardeve të kërkuara për ta.

“Jam shumë i lumtur kur shoh që kontributi i Raiffeisen Invest ka bërë të mundur pajisjen e një ambienti kaq të bukur për fëmijët. Shpresoj që fëmijët të vijnë çdo ditë në kopsht të lumtur, për të mësuar dhe luajtur. Ky kontribut që po i japim sot qytetit të Burrel nuk është vetëm për këtë brez, por një investim për shumë breza që do të vijnë, sepse investimi në arsim, është investimi në të ardhmen e të rinjve.

Dëshiroj të falënderoj Kryetarin e Bashkisë, z. Malaj, për bashkëpunimin që kemi pasur deri më tani dhe besojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar mbështetjen tonë për përmirësimin e jetës së komunitetit”, tha Z.Canacaris.Kryetari i bashkisë Mat Z. Malaj falënderoi Z.Canacaris për këtë mbështetje të dhënë për qytetin e Burrelit.


  • Deklaratë për shtyp
  • 4 min për t'u lexuar