Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Raiffeisen Bank International prezanton API Marketplace të përmirësuar

Raiffeisen Bank International (RBI) prezanton sot platformën API Marketplace të përmirësuar të vlefshme për të gjithë grupin, e cila shërben si një platformë për të ndërvepruar me të tjerë aktorë në treg, duke i ftuar ata të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja. Klientët korporata të RBI mund të shfrytëzojnë këtë platformë dhe të integrojnë shërbimet bankare në sistemet e tyre të brendshme, ndërsa klientët individë mund të përfitojnë nga shërbimet e reja përmes ofruesve të shërbimit që veprojnë si palë të treta. Falë optimizimit, API Marketplace i RBI tashmë ofron përshkrime të detajuara të produkteve të veta API dhe mundëson akses të menjëhershëm në sigurinë kompjuterike ku zhvilluesit mund të testojnë zgjidhje në një mjedis eksperimental të sigurt. Duke pasur si karakteristikë portalet e gjeneruara nga shumë zhvillues në Grupin RBI, API Marketplace i RBI shërben si një pikë e vetme aksesi për çdo aktor të tregut që dëshiron të bashkohet me ekosistemin e RBI me ritme shumë të shpejta zhvillimi.“Jam tejet i interesuar në mënyrën se si zhvilluesit do të shfrytëzojnë API-të tona!”, u shpreh, Drejtori i Partneritetit Strategjik dhe Ekosistemeve në RBI. “Gjithçka nisi kur Direktiva e dytë e Shërbimeve të Pagesave (PSD2) hyri në fuqi një vit më parë. E megjithatë sot, përveç API-ve që lidhen me PSD2, API Marketplace ynë shtrihet edhe përtej API-ve rregullatore përtej tregjeve tona të Evropës Qendrore dhe Lindore. Qëllimi është që këto oferta të shtrihen edhe më tej dhe të ndërtojnë një bazë solide për ekosistemin më të madh të partneritetit në fushën e bankingut në këtë rajon.”Ofrimi i kësaj përvoje superiore për konsumatorin në këtë epokë digjitale prej kohësh ka qenë në fokusin e RBI gjatë vitit të fundit. Aktualisht, sfidat me të cilat na prezantoi kjo pandemi konfirmojnë rëndësinë e vendosjes së një ndërveprimi digjital të menjëhershëm, të qetë dhe pa ndërprerje midis industrive, në një ekosistem të sigurt financiar të mbështetur nga partnerë të shumtë të besuar. Për këtë arsye, API Marketplace që tashmë është më miqësor ndaj përdoruesit, i sjell më pranë zhvilluesit e RBI me 16,8 milionë klientët e tyre, duke bërë të mundur krijimin e një produkti të personalizuar, si për shembull dërgimi i parave përmes mesazheve me tekst, kontrolli i të gjitha të dhënave financiare të familjes suaj në një ndërfaqe të cilën mund ta zgjidhni vetë, marrja e një hipoteke pa dalë nga shtëpia ose blerja e një police sigurimi vetëm me një klikim. Gjithashtu, API Marketplace i optimizuar i RBI përmirëson ndjeshëm përvojën e grupit të ri të partnerëve, d.m.th. zhvilluesve të jashtëm, çka përbën një element të rëndësishëm për një bashkëpunim të mirë.Më shumë detaje mund të gjeni në adresën https://api.rbinternational.com/home. * * * * * RBI i referohet Austrisë, ku është një bankë lider për korporata dhe investime, si dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si treg mëmë. 13 tregje në këtë rajon mbulohen nga filialet e bankës. Për më tepër, Grupi RBI përfshin edhe ofrues të tjerë të shumtë të shërbimeve financiare, për shembull për qiratë financiare (leasing), menaxhimin e aseteve ose Bashkime & Blerje (M&A).Rreth 46 000 punonjës u shërbejnë 16,8 milionë klientëve në përafërsisht 2000 degë, duke mbuluar kështu pjesën më të madhe të territorit të EQL. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vienës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58,8 përqind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër operojnë të pavarura. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen në Austri, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të lidhura të kreditit.Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) oseChristof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)www.rbinternational.com


  • Deklaratë për shtyp
  • 8 min për t'u lexuar