Skip to main content
2560 × 844

Njoftim për klientët! Vetë-deklarimi tatimor

Të nderuar klientë,Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se në kuadër të Ligjit nr.4/2020 datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit” për llogaritë financiare, Raiffeisen Bank Shqipëri është e angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj. Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit në linkun https://www.raiffeisen.al/alb/page/CRS-FATCA/.Për këtë arsye, jeni të lutur të njiheni me kërkesat e këtij ligji, duke klikuar në linkun më sipër ose duke vizituar një nga degët tona si edhe për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 15.06.2020.Duke marrë në konsideratë situatën të cilën po kalojmë dhe për të evituar radhat e gjata në degë, formulari i vetëdeklarimit mund të shkarkohet duke klikuar ketu Forma e vetedeklarimit per Individe, të plotësohet firmoset dhe më pas të dërgohet me postë, apo i skanuar me e-mail, tek punonjësi i bankës i cili ju ka ndjekur ose në adresën elektronike info@raiffeisen.al.Përmbushja e kërkesave të ligjit nr 4/2020 për Shkëmbimin Automatik të Informacionit është detyrim ligjor për të gjithë klientët e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Mos raportimi apo raportimi i pasaktë konsiderohet shkelje administrative referuar detyrimeve të parashikuara në nenin 12 të Ligjit nr 4/2020.Raiffeisen Bank është gjithmonë e përkushtuar t’ju ofrojë një shërbim sa më cilësor dhe transparent për një ekperiencë të lehtë bankare.