Skip to main content
2560 × 844

Njoftim për klientët! Raiffeisen Bank hap të gjithë rrjetin e degëve

Të nderuar klientë!Ju bëjmë me dije se nga data 18 Maj 2020, Raiffeisen Bank vë në shërbim të klientëve të gjithë rrjetin e degeve të saj. 75 degë në të gjithë Shqipërinë do të operojnë në oraret 8:30-15:30.  Ju lutem gjeni në linkun më poshtë listën e degëve të cilat do të jenë hapur.Lista e degëveRaiffeisen Bank ka marrë të gjitha masat e nevojshme për dezinfektimin e të gjitha degëve dhe ATM-ve për të mbrojtur klientët dhe punonjësit e saj.Stafi i shërbimit ndaj klientëve është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të sigurisë.Gjithashtu i lutemi të gjithë klientëve të zbatojnë rregullat e sigurisë gjatë hyrjes në degë, si edhe të ruajnë distancën prej 1.5 metër nga të tjerët dhe stafi i shërbimit.Ju rekomandojmë të vazhdoni të përdorni platformën dixhitale, RaiffeisenON, nga shtëpia për transaksione bankare transferta apo pagesa të domosdoshme, dhe kartat e debititi ose të kreditit të Raiffeisen Bank.Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe urojmë të kalojmë sa më lehtë këtë situatë të gjithë së bashku!