Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

10.5 milion Euro për SME-të në Shqipëri të mundësuara nga Programi i Zhvillimit dhe Inovacionit të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor- Punësimi i të Rinjve dhe Raiffeisen Bank

Fondi Evropian i Investimeve (FEI) dhe Raiffeisen Bank, kanë nënshkruar një marrëveshje garancie për të mbështetur Ndërmarrjet Mikro dhe të Vogla (SME) në Shqipëri, nëpërmjet Programit të Zhvillimit dhe Inovacionit të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor - Punësimi i të Rinjve.

Marrëveshja e Programit të Zhvillimit dhe Inovacionit të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor synon të lehtësojë qasjen në financim për SME-të në Shqipëri, duke ofruar mbulim të kreditimit me një portofol prej 10.5 milionë Euro kredi biznesi me kushte optimale gjatë dy viteve të ardhshme. Qëllimi është mbështetja e ideve të biznesit dhe zgjidhjeve inovative në faza të ndryshme të zhvillimit, duke dhënë kontribut në zhvillimin e klimës ekonomike të vendit.  

Z. Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm në Raiffeisen Bank, tha: "Me këtë marrëveshje ne synojmë të forcojmë më tej rolin dhe kontributin tone si një organizatë me përgjegjësi sociale në Shqipëri duke mbështetur punësimin e të rinjve shqiptarë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Lehtësimi i  Garancisë për të Rinjtë do të na mundësojë të bëjmë oferta më konkurruese për klientët tanë që punësojnë te rinj shqiptarë në kompanitë e tyre, duke ulur kostot e tyre të kredisë dhe minimizuar kërkesat e kolateralit. "Financimi për Raiffeisen Bank sh.a. është mundësuar përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian nën "BE për Punësimin dhe Sipërmarrjen e Rinisë në Ballkanin Perëndimor", një shtyllë e sipërmarrjes së Ballkanit Perëndimor për Zhvillimin dhe Inovacionin". BE për Punësimin e Rinisë dhe Sipërmarrjen në Ballkanin Perëndimor është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Objektit të Zhvillimit dhe Inovacionit të Ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor ”. Rreth EIFFondi Evropian i Investimeve (EIF) është pjesë e grupit të Bankës Evropiane të Investimeve.Misioni i tij kryesor është të mbështesë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme të Evropës (NVM) duke i ndihmuar ata të aksesojnë financime. EIF harton dhe zhvillon sipërmarrjen dhe rritjen e kapitalit, garancitë dhe instrumentet mikrofinanciare të cilat synojnë në mënyrë specifike këtë segment të tregut. Në këtë rol, EIF nxit objektivat e BE-së në mbështetje të inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit, sipërmarrjes, rritjes dhe punësimit.

Diçka rreth Garancisë WB EDIF - Punësimi i të Rinjve (WB EDIF GF Youth)

Duke u bazuar në rezultatet e suksesshme të programit të Garancisë WB EDIF  dhe Garancisë WB EDIF II dhe paralelisht me një strukturë që është në proces aktualisht  dhe që synon kompanitë SME në Serbi, tashmë një dritare kushtuar Punësimit të Rinisë është e hapur për të përmirësuar qasjen ndaj financimeve në të gjithë Ekonomitë përfituese të Ballkanit Perëndimor  me synimin për të mbështetur punësimin e të rinjve në rajon. WB EDIF GF Youth është një dritare e programit të Garancisë EDIF të Ballkanit Perëndimor, nën të cilin EIF siguron Garanci për ndërmjetës të përzgjedhur financiarë të cilët ndërtojnë një portofol me instrumente  borxhi për biznese SME te cilat jane krijuar dhe operojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rreth Raiffeisen BankRaiffeisen Bank Shqipëri është një nga bankat më të mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 1.85 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Bankën e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë 15 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21-të. Raiffeisen Bank ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 778,152 klientëve.

Raiffeisen Bank Shqipëri është lider i tregut, me rrjetin më të madh të degëve në Shqipëri, me 75 degë të shpërndara në shumicën e qyteteve të vendit, veçanërisht në 44 qytete. Raiffeisen Bank Shqipëri ka aktualisht 182 Bankomate, në të gjithë vendin dhe është lider i tregut për Bankomatet. Një prezencë e tillë siguron që klientët të kenë qasje në një nga bankomatët tanë në pjesë të ndryshme të vendit, madje edhe në zona të caktuara që mund të konsiderohen të largëta ose të thella.

Në kuadrin e transformimit të vazhdueshëm dixhital, Raiffeisen Bank ofron Platformën Dixhitale "Raiffeisen ON". Kjo platformë e cila është projektuar për klientët individë dhe bizneset ofron shërbime bankare të shpejta dhe të sigurta nëpërmjet teknologjisë së saj të përparuar. Duke qenë platforma bankare më novatore në treg Raiffeisen ON ka më shumë se 169,000 përdorues aktivë si në sektorin e shitjes retail ashtu dhe në biznes.

Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët,  me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.

Kontaktet për shtyp

Raiffeisen Bank: Greta Lekaj

Tel.: +355 4 2275588-2688,

E-Mail: greta.lekaj@raiffeisen.al


  • Deklaratë për shtyp
  • 6 min për t'u lexuar