Skip to main content

RBI titullizon (securitizes) portofolin e kredisë prej 1.2 miliardë eurosh

 Efekt pozitiv në raportin CET1 prej rreth 10 pikë përqindje në nivel grupi• Transferimi i riskut pa ndikim në marrëdhëniet me klientët Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka titulluar një portofol kredie prej 1.2 miliardë eurosh. Me anë të këtij titullizmi sintetik, një investitor institucional merr pjesë në një portofol huash me cilësi të lartë. Portofoli përbëhet nga financime tregtare të pasurive të patundshme në Republikën Ceke, Sllovaki, Austri dhe Gjermani."Titullizimet (Securitazions) janë një mjet i rëndësishëm për të forcuar raportin tonë të kapitalit dhe për të përmirësuar kthimin e kapitalit", u shpreh Martin Grüll, CFO i Raiffeisen Bank International.Në nivel Grupi, transaksioni do të forcojë raportin e kapitalit të përbashkët të nivelit 1 me afro 10 pikë përqindje.* * * * *RBI i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Për më tepër, Grupi RBI ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve ose M&A.Në total, rreth 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.4 milionë klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Banka Raiffeisen Rajonale e Austrisë zotëron rreth 58.8 për qind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Austriak Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin. Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) oseChristof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)
http://www.rbinternational.com