Skip to main content

Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

Tiranë, Prishtinë, Sot më 7 Maj 2019, Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit "Sfida Rajonale Elevator Lab Shqipëri & Kosovë”.Programi Elevator Lab u prezantua për herë të parë në Qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International. Elevator Lab është tashmë akseleratori fintech më i madh korporatë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Ky është sezoni tretë i Elevator Lab dhe Grupi RBI po kërkon aplikime nga fintechs ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Dhjetë bankat e rrjetit të RBI-së në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE) pjesë e saj dhe Shqipëria dhe Kosova mbështesin programin e gjerë të grupit me iniciativën e tyre "Sfida Elevator Lab” dhe “Elevator Lab Bootcamp”.Raiffeisen Shqipëri dhe Kosovë organizojnë për të dytin vit radhazi programin "Sfida Elevator Lab”. Këtë vit ky program vjen me një risi, Elevator Lab Shqipëri & Kosovë i janë bashkuar programit duke ju dhënë mundësinë start-upave nga të dyja vendet për të paraqitur idetë e tyre në një konkurs të vetëm në 2019, “Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë.“Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipêri & Kosovë ju bën thirrje të gjithë të interesuarve, start-upve, etj që mund të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre në fushat Regtech, Bankingu SME(SME Banking), Bankingu Retail(Retail Banking), Siguria Kibernetike (Cyber Security), Zgjidhjet për Kursin Valutor (FX Solutions), Klientët Korporatë & Sektori Publik(Large Corporates & Institutional Clients )dhe Analizat e Avancuara dhe Inteligjenca Artificiale (Advanced Analytics & Artificial Intelligence).Thirrja për aplikim fillon sot dhe mbyllet më datën 3 Qershor 2019.APLIKONI TANI për “Sfida Rajonale Elevator Lab” në Shqipëri dhe Kosovë, dhe do të keni mundësinë që të fitoni tre çmime monetare për 3 fitues, mundësinë e një “wild card” për gjysmëfinalen e programit të partneritetit në të gjithë grupin fintech etj.Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/challenges/regional-2/***Në vitin 2018, Symmetric u zgjodh fituesi i raundit të parë të Elevator Lab Shqipëri me zgjidhjen e pagesave të saj Openpay (Peer-to-Business) që u mundëson klientëve retail që menjëherë t'i paguajnë tregtarët duke përdorur telefonat e tyre smartfone.Aktualisht Raiffeise Bank Shqiperi po punon me Symmetric për të dale live me Openpay. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar dhe zgjidhja do të pilotohet gjatë gjysmës së parë të muajit Maj me tregtarët e përzgjedhur. Openpay do t'ju mundësojë klientëve tanë të përdorin një metodë alternative të pagesës cash dhe karte dhe do të jetë hera e parë në tregun tonë ku pagesat e bazuara në QR do të përdoren nga konsumatorët individë në pikat e shitjeve të tregtarëve anembanë vendit.***Raiffeisen Bank Kosova vitin e kaluar organizoi raundin e parë të programit Elevator Lab. Në partneritet me ICK-në, ishte një event i sukseshëm me kompani të ndryshme nga mbarë Kosova. Në fund, paneli zgjodhi kompaninë Trekandi si fitues të vendit të parë, dhe AR vision fitues të vendit të dytë. Trekandi po ashtu ishte edhe fitues i “wild card” e cila e dergoj në finale të garës Elevator Lab në Vjenë. Trekandi është kompania e parë e TI-ve e cila ofron aplikacione online për produkte financiare në Kosovë.Me AR Vision, bashkëpunimi filloi së pari me një koncept bazik bankar, pastaj evoloi në një fazë të sukseshme të Proof of Concept, dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë me Raiffeisen Bank Kosovë për zhvillimin e një aplikacioni me Augmented Reality. Për momentin janë duke punuar në një MVP, dhe bashkëpunimi në mes të kësaj kompanie dhe bankës është jashtëzakonisht e suksesshme.