Elevator Lab: roundi i tretë me 287 aplikime
Elevator Lab duke përfshirë sfidat lokale dhe bootcamp-et e sapo krijuar të rrjetit më të madh Fintech në Evropën Qendrore dhe LindoreKëtë vit, 287 fintechs aplikuan për të marrë pjesë në Elevator Lab, programin e partneritetit të fintech të Raiffeisen Bank International (RBI), me qëllim një bashkëpunimi afatgjatë. Prania e fortë e Elevator Lab në bankat e rrjetit të RBI-së në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE) ndihmoi të nxisë interesin e fintech-ve lokale në programet e Elevator Lab në vendet e tyre. Këtë vit, dhjetë bankat e rrjetit janë pjesë e grupit të gjerë të Elevator Lab dhe mbështesin ekosistemet e tyre lokale të fintech me Sfidat Elevator Lab dhe Elevator Lab Bootcamps. Fituesit e secilës sfidë marrin një “wild card” për gjysmëfinalet e grupit të gjerë të Elevator Lab dhe kanë mundësinë për të arritur finalen në Vjenë në Tetor 2019. Implementimi i boot camps-ve te reja synonë specifikisht fintech-et dhe start-upet në një fazë fillestare."Së bashku me sfidat lokale dhe boot camps, Elevator Lab është rrjeti më i madh i fintech-ve në rajonin e EQL", komentoi Hannes Cizek, Drejtor i Strategjisë dhe Inovacionit të Grupit RBI, për zhvillimet pozitive.Me pothuajse 60 përqind dhe 169 aplikime, përkatësisht, shumica e aplikimeve në këtë raund erdhën nga Evropa, pasuar nga 18 përqind (52 aplikime) nga Azia dhe 10 përqind nga (29 aplikime) nga Amerika Veriore. Vendi me numrin më të madh të aplikimeve ishte Mbretëria e Bashkuar me 32 aplikime (11 përqind). Kjo tregon se RBI, e cila fokusohet në EQL, tani perceptohet si një partner tërheqës për fintech-et jashtë tregjeve ku ajo operon."Këtë vit ne kemi bërë një kërkim shumë të fokusuar me fusha të kërkimit të përcaktuar qartë dhe tani presim një shqyrtim të hollësishëm të aplikimeve, të cilat premtojnë të japin një kontribut të çmuar në zgjidhjet novatore për një shërbim më miqësor bankar", tha Cizek.Sa i përket fushave të kërkimit, një e treta e të gjitha aplikimeve janë bërë në sektorin bankar retail, 17 për qind në sektorin banker SME. 12 përqind e aplikimeve ishin në zonën RegTech dhe 12 përqind në korporatat e mëdha dhe klientët institucionalë. 9 për qind e fintech-eve pjesëmarrëse janë aktive në Analizën e Avancuar dhe Inteligjencën Artificiale.Këtë vit për herë të parë, RBI së bashku me grupin Kapsch kërkuan per fintechs të përshtatshëm për të zhvilluar zgjidhje në transaksionet e pagesave dhe përpunimin e transaksioneve për shërbimet e mobilitetit. Qëllimi është të iniciojë projekte të ndryshme të inovacionit në industri. Këto aplikime përbënin 7 për qind të aplikimeve. Për të dy fushat e kërkimit Cyber Security dhe FX Solutions, një total prej 10 për qind aplikuan.Gjysmë-finalistët janë përzgjedhur tashmë nga aplikimet. Në mes të shtatorit, ata, si dhe fituesit e “wild card” të sfidave lokale do të prezantojnë(pitch). Një muaj më vonë, pjesëmarrësit e programit katër-mujor të Elevator Lab përcaktohen përfundimisht dhe pastaj - mbështetur nga mentorë nga grupi RBI – do të zhvillojnë të ashtuquajturën prova-e-konceptit (proof of concept). Në fillim të Marsit 2020, ata do të kenë mundësinë të paraqesin provën-e-konceptit (proof of concept) të tyre në një Demo Day në RBI.+++Data të rëndësishme+++17 Tetor 2019: Dita e finalistëve| Shpallja e pjesëmarrësve të përzgjedhur për Programin e Elevator Lab 2019/205 Mars 2020: Demo Day | Pjesëmarrësit e Elevator Lab paraqesin projektet e tyre së bashku me mentorëtNjë përshkrim i hollësishëm i Elevator mund të gjendet në www.elevator-lab.com.* * * * *Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.Rreth më shumë se 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.3 milion klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ,ose
Christof Danz (+43-1-71707-1930, christof.danz@rbinternational.com )
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com