Contacless- Karta që nuk duhet të mungojë në portofolin tuaj
Një mënyrë e re pagese e cila po zgjerohet kohët e fundit duke u kthyer në trend është edhe pagesa me kartën Contactless.Me një jetë dinamike, gjithmonë në lëvizje, ky tipar i kartave të debitit dhe kreditit thjeshtëzon shumë pagesat tuaja duke ju krijuar lehtësi në aktivitetet e përditshme dhe mbi të gjitha duke ju kursyer kohë.Por pse duhet ta keni patjetër këtë risi bankare?Ju mund të bëni pagesa në mënyrën më bashkëkohore që ofrohet në treg falë këtij funksionaliteti të ri brenda dhe jashtë vendit, SHPEJT dhe THJESHT pa vendosur PIN për transaksionet deri në 2000 lekë.Ju nevojitet vetëm të afroni kartën tuaj Contactless në pikat e shitjes dhe transaksioni kryhet menjeherë.Gjithashtu mos u shqetësoni aspak për SIGURINË tuaj pasi kartat dhe terminalët e pagesës “pa kontakt” janë të mbrojtura me disa nivele të sigurisë përmes teknologjisë me çip me kode unike. Ne në Raiffeisen Bank kujdesemi vazhdimisht që të sjellim risit në më të fundit për nevojat dhe dëshirat e klientëve tanë sikurse janë edhe Aksesorët Smart pay. Gjenerata e fundit e kartave pa kontakt “Contactless” vjen për ju edhe nëpërmjet aksesorëve Smart Pay. Ju mund të zgjidhni midis Sticker dhe PayBand apo ti merrni të dyja. Nëse keni njërën prej tyre nuk do të shqetësoheshit nëse keni harruar portofolin në shtëpi.Sticker Mastercard me adeziv: Mund të ngjitet në pajisjet që ju dëshironi por kryesisht në smartphone. Është i sigurt sepse nuk ka numër karte dhe emër të printuar dhe përdoret vetëm për veprime contactless.PayBand Mastercard: Është një rrip dore në të cilin vendoset micro-tag (chip), të cilin mund ta zgjidhni midis 3 ngjyrave që ne ofrojmë, komod dhe me material tepër cilësor.Si mund ta kesh një kartë Contactless: Aplikimi është i thjeshtë dhe i shpejtë, mjafton një mjet identifikimi dhe një llogari Rrjedhëse në lekë ose në euro pranë Raiffeisen Bank dhe ne do t’ju njoftojmë me SMS sapo karta juaj të jetë gati. Atëherë ç’po pret, bëje tënden kartën Contactless ��