Skip to main content
1998937451

Karta e kreditit

Karta shoqëruese e udhëtimeve tuaja

Sigurim në udhëtim
Akses falas në Business Lounge
Pagesa POS & Online pa komision
Pagesa me këste me 0% interes

Zgjidhni kartën që ju përshtatet më së miri.

Zbuloni arsye të panumërta për të zgjedhur fuqinë e kartave të kreditit! Raiffeisen Bank ofron disa zgjedhje vetëm për ju:

1998937451

Karta e Kreditit Gold: Bli tani paguaj më vonë!

Karta e kreditit Mastercard Gold është krijuar ekskluzivisht për klientët tanë premium:      

  • 0% komision për pagesat në POS dhe Online
  • Hyrje falas në Business Lounge në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
  • Sigurim në udhëtim
  • Aksesorët SmartPay
  • Deri ne tre Karta Krediti shtesë
1998937451

Karta e kreditit World: Një kartë për të gjitha nevojat!

Si kartëmbajtës i kartës së kreditit Mastercard World do të keni përfitimet më të mira në treg:

  • 0% komision për pagesat në POS dhe Online
  • Hyrje falas në Business Lounge në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
  • Një hyrje në vit falas në 1,100 aeroporte në mbarë botën (LoungeKey App) dhe çmim preferencial për hyrjet e tjera.
  • FALAS planin e paketës 5 x 1GB (3 ditë) për roaming jashtë vendit nëpërmjet Flexiroam
  • Sigurim në udhëtim
  • Konsultë shëndetësore (Teleshëndet App)
  • Deri në tre Karta Krediti shtesë 
  • Aksesorët SmartPay Falas

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kartave të Kreditit Premium

  • Aplikimi për kartën e kreditit kryhet në çdo degë të bankës.
  • Të gjithë klientët pagamarrës në bankën Raiffeisen mund të aplikojnë nëpërmjet Platformës Digjitale Raiffeisen On.
  • Ju mund të plotësoni formën e aplikimit Onlinene Web dhe më pas banka do t’ju kontaktojë. 

Aplikimi kryhet nga të gjithë individët të cilët kanë të ardhura të verifikueshme:

  • Klientë pagamarrës në Raiffeisen Bank
  • Klientë jo pagamarrës në Raiffeisen Bank
  • Klientë me të ardhura nga biznesi
  • Klientë të tjerë të cilët aplikojnë nëpërmjet garancisë monetare

Për kartën e kreditit është e nevojshme që të kryhet aktivizimi i saj në momentin e parë që merret në dorëzim. Kjo mund të kryhet në disa mënyra:

  • Në blerjen tuaj të parë; Ju vendosni kartën tuaj të kreditit nga Raiffeisen Bank në terminalin e brendshëm të tregtarit dhe konfirmoni pagesën tuaj nëpërmjet lexuesit te chip-it dhe PIN-it tuaj.
  • Aktivizimi në ATM duke vendosur kodin PIN.
  • Duke telefonuar bankën në numrin e shënuar në pjesën e pasme të kartës tuaj.

Ju mund të monitoroni në kohë reale balancën dhe transaksionet e kryera me kartën e kreditit në platformën digjitale Raiffeisen On. Gjithashtu, cdo muaj ju do të merrni në adresën elektronike që keniregjistruar në bankë edhe faturën mujore me veprimet përmbledhëse. 

Limiti i kartës së kreditit shfaqet në faturën mujore përmbledhëse. Këshilluesi personal nga Banka Raiffeisen do t’ju konfirmojë nëse limiti i kartës suaj mund të ndryshohet. 

Limiti I kartës së kreditit mund të përdoret:

  • Deri në 100% e limitit për blerje në Pikat e shitjes (POS)
  • Deri në 100% e limitit për blerje online
  • Deri në 100% e limitit për tërheqje në ATM

  • Me kontakt / Klasike: Ju futni kartën tuaj të kreditit Raiffeisen në terminalin e brendshëm të tregtarit dhe konfirmoni pagesën tuaj nëpërmjet lexuesit te chip-it dhe PIN-it tuaj.
  • Pa kontakt: Ju gjithashtu mund të bëni pagesa pa kontakt me kartat tuaja të kreditit nga banka Raiffeisen. Për ta bërë këtë, mbajeni kartën tuaj të kreditit ne afërsi të simbolit pa kontakt, në lexuesin e kartës të terminalit (POS). Një dritë jeshile në terminalin e pagesave, e kombinuar me një ton të shkurtër sinjali, konfirmon pagesën tuaj. 
    Limitet për pagesat pa kontakt: 
    -Deri në 4,500 Lekë pa përdorur PIN në pikat e shtijes (POS) Raiffeisen.
    -Deri në 50 Euro/ ekuivalenti në lekë pa përdorur PIN në pikat e shitjes (POS) të bankave të tjera brenda dhe jashtë vendit. 
    -Numri i transaksioneve pa kontakt pa PIN është deri në 5 veprime të njëpasnjëshme. 
    -Nëse tejkalohet shuma prej 150 Euro (ekuivalenti në monedhën Lekë) e veprimeve të njëpasnjëshme pa PIN, veprimi do të aprovohet nëpërmjet PIN.
  • Online: Blerjet online me anë të shërbimit “3D Secure”, të cilët e bëjnë kartën e lëshuar nga Raiffeisen Bank tepër të sigurt. Përmes këtij shërbimi ju do të kontaktoheni përmes një SMS në numrin e celularit tuaj që keni regjistruar në bankë, I cili do të përmbajë kodin unik 6-shifror me të cilin do të konfirmoni autorizimin e kryerjes së pagesës me këtë kartë. 

Ju mund të paguani detyrimin e lindur nga përdorimi i kartës se kreditit duke nisur nga minimum mujor prej 5% të detyrimit total.

Pagesa e kartës së kreditit kryhet nëpërmjet:

  • Platformës Digjitale Raiffeisen On
  • Depozitim ne ATM

Kujdes! Për shlyerjen e detyrimeve mujore nëpërmjet depozitimit në ATM kujdesuni që të depozitoni fondet të paktën dy ditë pune përpara datës së caktuar për kryerjen e pagesës së detyrimit minimal (jo më vonë se ora 19:00 e asaj dite), me qëllim që të konsiderohet si shlyerje e këtij detyrimi.

  • Në çdo degë të bankës Raiffeisen. 

  • Njoftoni menjehere sherbimin e klientit per kartat ne nr e kontaktit : 00355 4 2227 262 për çdo problem me kartën tuaj të debitit apo kreditit, me aktivizimin apo bllokimin e tyre, blerjet online, pagesat në Pikat e Shitjeve (POS) etj 0800 7777 (fix line)
  • Ju mund te raportoni dhe te plotesoni ne formen online ne linkun meposhte problematiken qe mund te kete ndodhur me karten tuaj: https://www.raiffeisen.al/alb/about/pages/ankesat/ 
  • Paraqitu ne degen me te afert me banken per te raportuar cdo keqperdorim te kartes.

Kini kujdes me rrezet dhe fushat magnetike: Shmangni kontaktin me fushat magnetike (siç janë çelësat magnetikë). Karta juaj gjithashtu nuk duhet të ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme pranë paisjeve elektronike, ne menyre te vecante prane telefonave

Ruajtja e duhur: Karta duhet të ruhet ne vende që të mos jetë e përkulur ose të gërvishtet