kursime dhe investime: Të ardhura fikse
Përfitimet e të investuarit me të ardhura fikse
Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse ne jemi partneri i duhur për ju:
Risk i Ulët
Letrat me vlerë të qeverisë njihen gjerësisht si opsione investimi që mbartin një nivel risku konsiderueshëm të ulët, duke i bërë një zgjedhje tërheqëse për shumë investues të kujdesshëm që janë në kërkim të qëndrueshmërisë në portofolin e tyre financiar.
Maturimi sipas zgjedhjes suaj
Raiffeisen Bank SH.A të ofron mundësinë të investosh në letra me vlerë me maturim të ndryshëm dhe gjithashtu norma interesi relativisht të larta, krahasuar me tregun në përgjithësi.
Merr pjesë direkt në ankandet e tregut primar.
Raiffeisen të ofron shërbimin e kujdestarisë ty që synon të marrësh pjesë direkt në tregun primar të letrave me vlerë. Përsa u përket ankandeve të reja mund të kontrollosh kohë pas kohe faqet përkatëse të web-it të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave.
Likuiditet
Raiffeisen Bank SH.A ka licencat e tregut dytësor nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar. Në rast se ti ke nevojë ose do të shesësh në treg, ne mund të blejmë letrën dhe me çmime konkurruese krahasuar me tregun dytësor.
Karakterisitikat e produktit
Bonot e Thesarit dhe Obligacionet janë letra me vlerë të lëshuara në formën e regjistrit nga Ministria e Financës në emër të Qeverisë Shqiptare. Bonot e Thesarit janë letra me vlerë me afat të shkurtër me maturim deri në një vit. Në Shqipëri lëshohen dhe bono me maturim prej 3, 6 dhe 12 muajsh.
Maturimi është diferenca kohore e datës së investimit dhe datës së maturimit. Obligacionet janë me afat më të gjatë deri në 10 vjet maturim (konkretisht 2, 5, 7 dhe 10 vjet). Ato kanë një kupon fiks ose të përshtatshëm që paguhet çdo gjashtë muaj dhe në maturim gjithashtu paguhet vlera nominale. Letrat me vlerë, në formën e regjistrit, mbi llogari, nuk kanë formë fizike, por investuesit i jepet një certifikatë pronësie.