kursime dhe investime: Shërbimi i Kujdestarisë
Duke ofruar shërbimin e kujdestarisë dhe duke mbajtur investimet në një regjistër letrash me vlerë, Raiffeisen Bank garanton sigurinë e investimeve të tua.
Përfitimet e Shërbimit të Kujdestarisë
Kryej transaksionet e përditshme bankare në një prej 74 degëve Raiffeisen.
Ruajtja e të gjitha të dhënave të portofolit tuaj
Banka ofron ruajtjen dhe informimin mbi të gjitha lëvizjet/ndryshimet në portofolin tuaj të investimeve
Shlyerjen e transaksioneve me efikasitet
Shlyerjen e transaksioneve që lidhen me instrumentet e të ardhurave fikse në mënyrë efikase dhe të shpejtë;
Kryerja në kohë e shërbimeve të titujve
Nëse ju investoni në titujt e qeverisë së Shqipërisë nëpërmjet Raiffeisen Bank, ju do të përfitoni të gjitha shërbimet mbi titujt, përfshirë këtu pagesën e kuponit, pagesën e kryegjësë në datën e maturimit, si dhe informacion mbi normat e interes dhe çmimet e tregut për investimet tuaja në cdo moment.
Tarifa të thjeshta dhe konkurruese për shërbimin
Tarifat mund të negociohen në bazë të vlerës së investimit të portofolit tuaj, si dhe mund të rinegociohen në mënyrë të rregullt.
Karakterisitikat e produktit
Shërbimi i kujdestarisë dhe regjistrarit të titujve të qeverisë së Shqipërisë ofron për klientët listën e veprimtarive të mëposhtme: