Kartat: Ju prezantojmë Kartën e Kreditit Gold
Shijoni një status të veçantë që ju diferencon, duke e bërë çdo transaksion një përvojë të paharrueshme.
Përfitimet e Kartës së Kreditit Gold
Përfitoni një limit kredie të ofruar nga Banka në dispozicion tuaj në çdo moment. Përdorni limitin tuaj për të përmbushur nevojat dhe dëshirat tuaja. Muajin pasardhës ju mund të paguani minimalisht 5% të shumës së shpenzuar deri në 100%. Për shumën e mbetur aplikohet interes financiar i favorshëm.
Pushoni ne ambientin e Business Lounge
Udhëtoni me stil, qoftë për biznes apo për argëtim. Si kartëmbajtës i kartës së kreditit Gold, ju përfitoni akses falas në lounge e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).
Shlyerje fleksibël për komoditetin tuaj
Merrni kontrollin e financave tuaja me fleksibilitetin për të zgjedhur mënyrën e shlyerjes duke filluar nga një detyrimin minimal prej 5% të shumës së shpenzuar.
Komision i ulët vjetor dhe zero komision për të gjithë blerjet
Me vetëm një komision vjetor prej 25 € dhe tarifa blerjeje 0% brenda dhe jashtë vendit, Karta juaj e Kreditit Gold ofron vlerë të pakrahasueshme.
Udhëtoni të sigurt, falë paketës së Sigurimit të Udhëtimit
Rezervoni fluturimet tuaja me kartën tuaj të kreditit Gold dhe ju mbuloheni automatikisht nga sigurimi i udhëtimit.
Atribute të kartave të kreditit
PROMO: SmartPay
Pyetjet më të shpeshta
Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kartave të Kreditit
Ju mund të monitoroni në kohë reale balancën dhe transaksionet e kryera me kartën e kreditit në platformën digjitale Raiffeisen On. Gjithashtu, cdo muaj ju do të merrni në adresën elektronike që keniregjistruar në bankë edhe faturën mujore me veprimet përmbledhëse.
Kini kujdes me rrezet dhe fushat magnetike: Shmangni kontaktin me fushat magnetike (siç janë çelësat magnetikë). Karta juaj gjithashtu nuk duhet të ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme pranë paisjeve elektronike, ne menyre te vecante prane telefonave
Ruajtja e duhur: Karta duhet të ruhet ne vende që të mos jetë e përkulur ose të gërvishtet