Skip to main content
Home loans

KREDI TË PASIGURUARA: Overdraft

Për shpenzime të menjëhershme zgjidhja e duhur është Overdraft!

Përfitimet e Overdraftit

Kredia Kufi i lejon mbajtësit të llogarisë të marrë hua para në mënyrë të përsëritur deri në një kufi të caktuar. Pra, klientët mund të tërheqin nga llogaria e tyre personale më shumë para se sa u ndodhen aktualisht në balancën e llogarisë së tyre.

Fleksibilitet
Aprovim brenda 24 orëve
Norma interesi konkurruese
Dokumentacion minimal

*Në rastet kur Norma Bazë e interesit ka vlerë negative, banka në përllogaritjen e interesit do ta konsiderojë me vlerë 0.

Manage your existing home loan

Çfarë duhet të dish më shumë?

Overdrafti të ofron mundësinë të huazosh deri në një shumë të dakordësuar nëpërmjet llogarisë tënde rrjedhëse sa herë ke nevojë. 

    Këtu janë disa nga kushtet:

    • Overdraft-i mund të shlyhet në çdo kohë
    • Overdraft-i mund të merret në monedhën Lek ose EUR, në varësi të monedhës së pagës.
    • Ke kontroll total të përdorimit të tij.
    • Nëse ke një depozite me afat mund të aplikosh për Overdraft, dhe të vazhdosh të fitosh interes mbi depozitën tënde.

    Pyetjet më të shpeshta

    Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Overdraftit

    Overdrafti, ndryshe i quajtur Kredi Kufi, pasi banka i njeh të drejtën klientit të dalë me balancë negative (debitore) në llogarinë e tij rrjedhëse, deri në një shumë të caktuar, që konsiderohet kufi.

    Kredia Kufi i lejon mbajtësit të llogarisë të marrë hua para në mënyrë të përsëritur deri në një kufi të caktuar. Pra, klientët mund të tërheqin nga llogaria e tyre personale më shumë para se sa u ndodhen aktualisht në balancën e llogarisë së tyre. Shuma e përdorur e huasë dhe interesi paguhen automatikisht me fondet e kaluara në llogarinë e klientit, ndërkohë që ju mund ta përdorni përsëri pjesën e ripaguar brenda periudhës së dakordësuar.

    Ajo përfitohet pasi paga juaj fillon të kreditohet në llogarinë tuaj pranë Raiffeisen Bank Sh.a.

    Hap 1:  Apliko në degë        

    Hap 2:  Banka jep vendimin për kredinë      

    Hap 3:  Nënshkruhet kontrata

    Po, ky shërbim ofrohet edhe për zotëruesit e një Depozite me Afat në Raiffeisen Bank, ndërkohë që klientët përfitojnë interesin e depozitës së tyre pa e thyer atë.

    o   Kredia Kufi ofrohet në Lek dhe EUR, sipas monedhës me të cilën kreditohet paga në llogarinë tuaj bankare pranë
    Raiffeisen Bank.

    o   Ndërsa për klientët që janë zotërues të një Depozite me Afat në Raiffeisen Bank, monedha e Kredisë Kufi do
    të jetë e njëjtë me monedhën e depozitës.

    Afati i paradhënies bankare mbi pagën do të jetë sipas kërkesës suaj gjatë aplikimit në degë dhe për aq kohë sa paga juaj do të vazhdojë të kalojë në llogarinë tuaj rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank, por jo më shumë se 60 vjeç ( për femrat )/ 65 vjeç ( për meshkujt).

    Kushtet për të përfituar Kredi Kufi (Overdraft) janë të publikuara në faqen tone zyrtare në internet, por dokumentacioni bazë i kërkuar është një dokument i vlefshëm, në rastet kur paga juaj kalon në Raiffeisen Bank.

    Për aplikimin e Kredisë Kufi (Overdraft) nuk kërkohet garantor.

    Fondet e Kredisë Kufi (Overdraft) janë të disponueshme në llogari brenda 24 orëve nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

    Nëse ju e firmosni kontratën, por vendosni mos t'i përdorni fondet, ju nuk paguani interes. Interesi do të aplikohet vetem kur e përdorni limitin e Kredisë Kufi mbi pagën.

    o   Banka do të llogarisë interesin vetëm për periudhën dhe shumën e përdorur të Kredisë Kufi.

    o   Interesi llogaritet çdo ditë, mbi balancën debitore të llogarisë rrjedhëse, duke filluar nga dita e parë e përdorimit të Kredisë Kufi. Interesi është i ndryshueshëm në baza ditore, sipas ndryshimit të normës bazë të interesit. Nëse limiti është aprovuar por nuk është përdorur për gjatë muajit, atëhere banka nuk aplikon asnjë interes për këtë produkt në llogari të klientit.

    o  Në rast përdorimi, interesi do të llogaritet në fund të
    muajit dhe do të mbahet në fillim të muajit pasardhës.

    o   Interesi është i ndryshueshëm në baza ditore, sipas ndryshimit të normës bazë të interesit (psh të Bonove të
    Thesarit 12-mujore). 

    Llogaritja e interesit do të bëhet sipas shembullit më poshtë:

    - Shuma e miratuar e kredisë = 100,000 Lek

    - Shuma e përdorur e kredisë = 50,000 Lek

    - Periudha e përdorimit të kredisë = 1 ditë

    - Interes i Bonove të Thesarit 12-mujore më i fundit i publikuar = 5.60%

    - Norma e interesit të pandryshueshëm të kredisë = 10.40%

    - Interesi standard = 50,000*(5.60% +10.40%)*1/365 = 21.92 Lek

    o    Interesi i Kredisë Kufi mbi pagën duhet të paguhet në fillim të çdo muaji pasardhës.

    o    Interesi i Kredisë Kufi me depozitë llogaritet çdo ditë dhe paguhet në përfundim të afatit të depozitës, së bashku me likuidimin e detyrimit të Kredisë Kufi. Interesat reflektohen në llogarinë tuaj një ditë përpara mbarimit të afatit të depozitës dhe jo çdo muaj si ne rastin e Kredisë Kufi mbi pagën.

    o    Kredia Kufi mund të shlyhet dhe mund të mbyllet në çdo kohë, mjafton që ju të bëni kreditimet e shumës së përdorur, përfshirë dhe interesat e llogaritura deri në atë moment, në llogarinë rrjedhëse.

    o     Shlyerja e Kredisë Kufi bëhet automatikisht në momentin që kreditohet llogaria rrjedhëse.

    Ju duhet të kryeni shlyerjen e plotë të shumës së përdorur nga limiti i Kredisë Kufi mbi pagën, përpara skadimit të saj, pasi vonesa në shlyerjen e saj, mund të ndikojë në historikun tuaj të kredisë.

    Jo, nuk rinovohet automatikisht. Më shumë informacion mbi procesin mund të merret duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank

    o    Po, është e mundur. Kthimi i Kredisë Kufi në formë kredie me këste vlerësohet si një situatë pamjaftueshmërie financiare, duke u konsideruar si ristrukturim.

    o    Më shumë informacion mbi këtë proçes mund të merret duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank.

    Më shumë informacion për shumën e përdorur të Kredisë Kufi (Overdarft), si dhe të interesave të aplikuara nga përdorimi i saj mund të merret:

    • duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank dhe aty të pajiseni me një nxjerrje të levizjeve në llogari për Kredinë Kufi;
    • nëpërmjet platformës Raiffeisen ON, ku mund të monitoroni në çdo moment, 24/7, llogarinë rrjedhëse dhe Kredinë Kufi (Overdraft).