Skip to main content
Asian businessman using the smart mobile phone to access on phone with laptop for validate password for biometric two steps authentication to unlock security, Business Technology security Concept

Kartat: Shërbimi i Sigurisë 3D

Qëndro i sigurt online me VISA Secure dhe Mastercard®Identity Check™

Mënyra më e sigurtë për të marrë PIN-in tuaj

Siguri e përmirësuar për blerjet online: Verfikuar nga Visa dhe

Mastercard SecureCode™ e shpjeguar

Shërbimi i Sigurisë 3D VISA Secure dhe Mastercard®Identity Check™ ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës suaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit. Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.

Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarët e kontraktuar, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër.

Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi një përdorimësh do të dërgohet te ky numër.

Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot VISA Secure and Mastercard®Identity Check™. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D. 

 

Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. 

Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:

  1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
  2. Zgjidh  “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
  3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
  4. Transaksioni konfirmohet me sukses.

Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.