Skip to main content
Raiffeisen Bank organizoi një event të fokusuar në potencialin e Inteligjencës Artificiale dhe ChatGPT
2560 × 844

Raiffeisen Bank organizoi një event të fokusuar në potencialin e Inteligjencës Artificiale dhe ChatGPT

  • Tre ditë të fokusuara tërësisht risive dhe sfidave të IA dhe ChatGPT
  • Mbi 100 pjesëmarrës, 24 ore hackathon dhe 3 çmime për fituesit

Në Raiffeisen Bank, inovacioni është forca jonë udhëheqëse, ndaj vazhdimisht punojmë për të qëndruar në krye të zhvillimeve më të fundit dhe për të zgjeruar kufijtë e njohurive tona në fushat e të ardhmes. Me këtë synim, organizuam më datat 26-28 shtator një event të veçantë, të fokusuar në përparimin e teknologjisë dhe ndikimin e saj në mënyrën se si operojmë në sektorin bankar, si dhe mbi sfidat dhe potencialin e Inteligjencës Artificiale.

Eventi u hap me, "AA & AI Group community - Together we thrive, united we create," dhe mblodhi bashkë mbi 50 ekspertë të bankave të rrjetit Raiffeisen. Ata diskutuan mbi sukseset, zhvillimet, sfidat dhe ndanë përvoja dhe informacione lidhur me përdorimin dhe përfitimet e inteligjencës artificiale. Gjithashtu temat e diskutuara përfshinë fuqinë e analizës së të dhënave dhe sesi Inteligjenca artificiale, përfaqëson një mjet të fuqishëm për të kuptuar, përmbushur dhe përmirësuar nevojat e klientëve tanë. Në industrinë bankare, të dhënat janë thelbësore dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale mundëson analizën e thellë të tyre që ndihmon për të marrë vendime të kujdesshme dhe rritur efikasitetin.

Eventi u finalizua me konkursin “AI Hackathon- Break barriers, enhance work.”, ku stafi i bankës prezantoi ide inovative dhe zhvillime për përdorimin dhe integrimin e inteligjencës Artificiale dhe ChatGPT në punën e përditshme. Idetë më të mira u vlerësuan me çmime fituese.

"Ky event tregon përpjekjen tonë të përbashkët për të krijuar dhe për të dhënë me të mirën përmes bashkëpunimit dhe ndarjes së njohurive. Inteligjenca Artificiale nuk është thjesht një risi; është një aleat i fuqishëm që do të na mundësojë të përmirësojmë shërbimet tona dhe të trajtojmë sfidat komplekse të industrisë financiare. Besojmë se të mësuarit dhe përshtatja e vazhdueshme janë faktorë kyç për të qenë gjithmonë te përditësuar me teknologjitë më të fundit" u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, z.Christian Canacaris.

"Përparimet e fundit në IA ofrojnë shumë mundësi për ne. Është e mahnitshme të shohësh se sa në mënyrë proaktive jemi në përballimin e këtyre sfidave në të gjithë njësinë e rrjetit. Për 2 ditët e fundit kam pasur mundësinë të bashkëpunoj dhe të punoj së bashku me kolegët nga Shqipëria dhe eksplorimi i ideve se si të përdoret AI në të ardhmen. Është një gëzim i madh të shohësh se sa energji po i përballojnë këto sfida të reja”, tha z. David Eschwe, kreu i …..Raiffeisen Bank International.”

Falënderojmë të gjithë të pranishmit dhe mentorët për kontributin e tyre në këtë event të suksesshëm. Raiffeisen Bank mbështet inovacionin si pjesë e misionit të saj dhe është e vendosur për të ofruar zgjidhjet më të fundit dhe më inovative në treg. 

Raiffesien Bank Shqipëri është pjese e grupit Raiffeisen Bank International me seli në Vienë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar prej vitit 2004 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 465,000 klientëve.  Raiffeisen On, kanali digjital është platforma më inovative bankare në treg si edhe më e përdorura. Misioni ynë është  të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.www.raiffeisen.al


  • Deklaratë për shtyp
  • 6 min për t'u lexuar