Skip to main content

Bizneset SE: Shërbimet dhe produktet bankare

Llogaria rrjedhëse

Llogaria Rrjedhëse është një llogari në të cilën regjistrohen veprimet e klientit në mënyrë të vazhdueshme dhe kronologjike. Klienti mund të derdhë, të tërheqë dhe të transferojë nga llogaria e tij rrjedhëse në çdo moment. Raiffeisen Bank përmes llogarisë rrjedhëse u ofron Bizneseve të Mesme një vend të sigurt për të mbajtur paratë e tyre në valutat kryesore: LEK, EURO, USD, GBP, CHF.

Llogaria Escrow

Një llogari e sigurt, në emër të huamarrësit për të paguar detyrime të letrave me vlerë nëpërmjet parave të depozituara në bankë (palet e treta neutrale – agjentët escrow) ku paratë do të shpërndahen nëpërmjet përmbushjes së kushteve, siç përcaktohen në një marrëveshje të shkruar.

Të gjithë klientët tanë kanë mundësine e kryerjes së tranksioneve në degë ose online.Zgjedhja me e mirë për një shërbim të shpejtë dhe të besueshëm. Rrjeti më i gjerë ne Shqipëri dhe numri i madh i bankave korrespodente globalisht, e bën më të lehtë dhe më të sigurtë për transfertat tuaja bankare. Aplikacioni Raiffeisen On ju jep mundesinë e transaksioneve në monedha të ndryshme në kohë rekord..

Transferta brenda Raiffeisen Bank

Mund të kryeni pagesa të ndryshme të utiliteve, pagesave të thesarit apo edhe drejt furnitorëve. Ju ofrojmë siguri, konfidencialitet dhe shpejtësi në ekzekutimin e transaksioneve.

Transfertat jashtë Raiffeisen Bank
Të qenit anëtare të swift na jep mundësinë e ekzekutimit të transfertave brenda dhe jashtë vendit. Kodi ynë swift: SGSBALTX

Transfertat ndërkombëtare

a)   Dalese

Ju mund të dërgoni para jashtë kufijve nga çdo degë ose agjensi e jona. Për të kryer një transferte jashtë kufijve, ju nevojitet informacioni i meposhtëm:

  • Emrin dhe adresën e plotë të përfituesit
  • Emrin dhe kodin swift të bankës perfituese
  • Numrin e llogarisë së perfituesit (nëse është e aplikueshme Iban-in) qëllimin e pagesës. 

b)    Hyrese

Ti mund të marrësh para të sjella nga jashtë kufijve nëpërmjet transfertave ndërkombëtare në çdo degë ose agjenci tonën. Lutemi të pajisni me informacionin e mëposhtëm kompaninë ose personin që do ju dërgojë fondet: 

  • Banka Përfituese: Raiffeisen Bank (Albania, Tirana, SWIFT code: SGSBALTX.
  • Llogaria e Përfituesit: Llogaria juaj në Raiffeisen Bank
  • Emri i Përfituesit: Emri juaj ose kompanisë suaj si është i regjistruar në Raiffeisen Bank. 

Për më shumë informacion kontaktoni oficerin e Marrëdhënieve me klientin në degën me të afërt.

Transferta brenda vendit

Raiffeisen Bank është e lidhur me Bankën Qëndrore të Shqipërisë, ne ofrojmë shërbimin të kryeni pagesa te paleve të treta që kanë llogari në bankë tjetër brenda vendit.Për më shumë informacion kontaktoni oficerin e Marrëdhënieve me klientin në degën më të afërt.

Depozitat

Ne ju japim mundësinë të gjitha bizneve që posedojnë fonde në llogari të investojnë në depozita. Ofrojmë norma të kënaqshme interesi në depozitat ekstra dhe me afat. Ne varësi të periudhës që ju zgjidhni përfitoni norma interesi të ndryshme.

Security

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.