Skip to main content

Biznesi Mikro: Shërbimet dhe produktet bankare

Llogaria rrjedhëse

Duke zgjedhur një nga paketat që ofrohen për bizneset e vogla, automatikisht ju hapet një llogari rrjedhëse e cila ofron mundësinë e përdorimit të të gjitha shërbimeve bankare si:

Depozitim dhe terheqje të parave në çdo kohë në 100 degë dhe 180+ ATM në të gjithë Shqipërinë
Kartë Debiti Mastercard të lidhur me llogarinë rrjedhëse
Pagesa të detyrimeve ndaj palëve të treta si: Dogana, Tatime, pagesat e Thesarit, ONEMobile, OSHEE, ose edhe furnitorëve
Pagesa automatike të faturave utilitare
Transferta brenda rrjetit të Raiffeisen Bank në Shqipëri
Transferta kombëtare dhe ndërkombëtare në nisje dhe në mbërritje
Pagesa me çek

Siguri

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Procesimi i kreditimit të pagave të punonjësve tuaj

Prej shumë vitesh Raiffeisen Bank ofron procesimin e pagave të punonjësve të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private. Së fundmi ne gjendemi pranë jush duke u mundësuar kalimin e pagave lehtësisht online nëpermjet aplikacionit Raiffeisen On.

Programi Paga + përmban:

Programi Paga + gjeneron automatikisht të gjithë formularët standardë të tatimeve. Asistenca në përdorimin e këtij programi është pjesë e shërbimit që ju ofrohet.Përfitimi i paketës Paga+ për punonjësit e bizneseve të vogla. Pas finalizimit të marrëveshjes së kreditimit të pagës, të gjithë punonjesit tuaj do të perfitojne një sërë paketash shërbimesh bankare. Punonjësit tuaj do të përfitojnë produkte dhe shërbime të tjera me kushte të veçanta të përshtatura për preferencat, kërkesat dhe stilin e jetës së tyre bankare.

Raiffeisen Bank është gjithmonë pranë jush duke ju ofruar shërbimin e transfertave bankare, të cilat janë lehtësisht të egzekutueshme, të sigurta dhë të shpejta. Ju mund të kryeni transaksione në çdo degë dhe nëpërmjet platformës  online në Raiffeisen On.

Transferta brenda Raiffeisen Bank

Aplikacioni ynë ju ofron komoditetin e egzekutimit të transaksioneve kurdo dhe kudo ndodheni:

1.     Pagesa drejt furnitoreve brenda bankës në lekë dhe në monedhe të huaj me 0 komision

2.     Detyrime kundrejt Buxhetit të shtetit, Tatimeve me 0 komision

3.     Likujdime të faturave utilitare me 0 komison

4.     Pagesa automatike

Transferta jashtë Raiffeisen Bank

Të qenit anëtarë të swift na jep mundësinë e egzekutimit të transfertave brenda dhe jashtë vendit. Kodi ynë swift: SGSBALTX

Transfertat kombetare

Raiffeisen Bank eshte e lidhur me Bankën Qëndrore të Shqipërisë, në ofrojmë shërbimin të kryeni pagesa të palëve të treta që kanë llogari në bankë tjetër brenda vendit me komisonet më të mira në treg.

Transfertat ndërkombëtare 

a.     Dalëse

Ju mund të kryeni pagesa ndërkombëtare në çdo degë, agjensi dhe online në Raiffeisen On. Mjaftojnë të dhënat e përfituesit dhe ne u mundësojmë shërbimin.

 b.     Hyrese

Në çdo degë apo agjenci të Raiffeisen Bank, ju keni mundësinë të merrni fonde të dërguara nga jashtë nëpërmjet transfertave ndërkombëtare. Thjesht pajisni dërguesit me të dhënat e llogarisë suaj të Raiffeisen Bank paraprakisht për të lehtësuar procesin.  

Depozitat

Ne ju japim mundësinë të gjitha bizneve që posedojnë fonde në llogari të investojnë në depozita. Ofrojmë norma të kënaqshme interesi në depozitat ekstra dhe me afat. Ne varësi të periudhës që ju zgjidhni përfitoni norma interesi të ndryshme.

Siguri

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Depozita me Afat

Raiffeisen Bank ofron Depozita me Afat me norma interesi nga më të favorshmet në Tregun bankar në Shqipëri. Depozitat me afat ofrojnë mundësi të shumta zgjedhjeje:

  • Afate të shumta maturimi që variojnë nga 1 deri në 60 muaj
  • Monedha të ndryshme: LEK, EURO, USD, GBP
  • 6 banda të ndryshme depozitash në varësi të shumës që ju do të depozitoni.
  • Norma interesi ne rritje

Depozita Extra

Depozita Extra është e përshtatur më së miri për bizneset. Kjo depozitë mundëson depozitimin dhe tërheqjen e parave në çdo moment. Depozita Ekstra është një mundësi e re investimi e cila ofron fleksibilitet maksimal dhe norma të mira interesi.