Bizneset SE: Produkte financimi
Financimi i biznesit të vogël është një nga prioritetet e Raiffeisen Bank. Ne ofrojmë një gamë të gjerë avantazhesh, që janë çmimi, kushte, fleksibilitet dhe procese të shpejta. Klientët tanë mund të përfitojnë duke përdorur një nga produktet tona të kredive që janë dizenjuar për të përmbushur çdo nevojë biznesi.
Financimi
- 1. Overdraft
- 2. Kredia për kapital qarkullues
- 3. Kredia për investim
- 4. Kredia hipotekore për ambiente biznesi
Paradhënia (Hua) Bankare është një linjë financimi e alokuar në llogarinë rrjedhëse, e cila lejon përdorimin e fondeve shtesë deri në limitin e aprovuar (Overdraft).
Fondet shtesë në dispozicion për të mbuluar shpenzimet operative sipas fluktuacioneve të biznesit do të bëjnë të mundur një rrjedhje konstante të fluksit të parasë duke mbuluar detyrimet afatshkurtra dhe krijimin e aseteve korrente.
Përdorimi i shumës së disbursuar dhe ripagimi i financimit direkt në llogarinë rrjedhëse, duke mundësuar ripërdorimin e shumës së ripaguar përgjatë gjithë vlefshmërisë së linjës, e kthen Overdraftin në një linjë financimi shumë fleksible.
I shpejtë dhe i thjeshtë
Fleksibilitet në afat - nga një deri në 12 muaj
Mundësohet në disa monedha (ALL / EURO / USD)
Financim i rinovueshëm
Interesi paguhet vetëm për shumën e përdorur - llogaritet në bazë ditore
Financim deri në një milion Euro (ekuivalenti në monedhat e tjera)
Kapitali Qarkullues është një kreditim afatshkurtër që përdoret për financimin e nevojave korrente të aktivitetit të biznesit.
Kapitali Qarkullues mundëson një financim deri në 36 muaj të nevojave operacionale të biznesit (p.sh. blerje inventari, ripagim të furnitorëve etj.) pa përkeqësuar likuiditetin e kompanisë.
Skeduli i ripagimit përkon me ciklin e biznesit në baza fikse mujore ose tre-mujore në koherencë me fluksin e pritshem të parasë.
Karakteristikat kryesore
- Financim i shpejtë
- Mundësohet në disa monedha (USD / EURO / Lek)
- Financim deri në vlerën EURO 1 Mio (ekuivalenti në monedha të tjera)
Kredia e investimit ofron mundësinë e financimit të nevojshëm për të mbeshtetur zgjerimin dhe / ose zhvillimin e biznesit nëpërmjet investimeve në asete fikse afatgjata si blerje pajisjesh dhe / ose ambiente biznesi, ndërtesa, makineri, pajisje etj. ose duke konsoliduar stabilitetin financiar duke rifinancuar investime të tjera afatgjata ose detyrime të tjera.
Karakteristikat Kryesore
- Periudha e ripagimit deri në 84 muaj (duke përfshirë një periudhë "Grace" të faljes së interesit në rast se do të jetë e aplikueshme) ofron mundësinë e një fluksi të brendshëm të parasë për një menaxhim më të mirë të likuiditetit.
- Mundësohet në disa monedha (USD / EURO / Lek).
- Financim deri në vlerën EURO 1 Mio (ekuivalent in monedha te tjera).
- Financim deri në 80% të vlerës së investimit.
Huaja Hipotekore për ambiente biznesi është një financim afatgjatë me qëllim blerje / ndërtim / rikonstruktim të ambienteve të biznesit.
Karakterikat kryesore:
- Financim deri në 120 muaj
- Financim deri në vlerën EURO 1 Mio (ekuivalenti në monedha të tjera)
- Mundësohet në disa monedha (USD / EURO / Lek)
- Financim deri në 70% të vlerës së investimit