RAIPOS: Revolucion në thjeshtësimin e pagesave
Aplikacioni i ri RaiPOS, tashmë i disponueshëm për telefonat Android, ju ndihmon ti ofroni klientëve tuaj një mundësi tjetër pagese me kartë ose portofol digjital. Mund të pranoni pagesa pa kontakt me telefonin tuaj mjafton të ketë lexues NFC.
Përse RaiPOS?
Përmes RaiPos, telefoni celular kthehet në POS terminal që na mundëson të pranojmë pagesa të sigurta në dyqan apo terren. Për më tepër, me ketë shërbim na mundësohet që secili anëtar i stafit tonë të mund të procesoj pagesa e ne të fokusohemi në shërbim më të mirë për klientët tanë.
Zgjidhje e sigurt për pranimin e pagesave
Me vete kudo pa kabllo shtesë
Kohë e shkurtër nga aplikimi deri te aktivizimi
Çfarë ju nevojitet për tu pajisur me RaiPOS?
Gjithçka ju duhet për të filluar të pranoni pagesa përmes RaiPOS për biznesin tuaj janë:
- Të keni llogari biznesi në Raiffeisen Bank
- Të dispononi një pajisje celulare me sistem operativ Android (versioni 10 ose më i lartë) dhe që mbështet teknologjinë NFC
- Lidhja në internet (me rrjet celulari ose WiFi)
Çfarë përparësish ofron RaiPOS për biznesin tuaj?
- Lehtë për t'u instaluar, nuk keni nevojë për ndonjë pajisje tjetër.
- Kurseni kostot operative, pasi është më i lirë se një terminal standard POS por me të njëjtën siguri.
- Ndërfaqe intuitive për t'i trajnuar punonjësit shpejt dhe lehtësisht.
- Ju merrni pagesa dhe keni histori transaksionesh në çdo kohë, kudo.• Pranon pagesa me të gjitha kartat e debitit dhe kreditit Visa dhe Mastercard si dhe portofolat dixhitale.
- RaiPOS është miqësor ndaj natyrës. Ju mund ta dërgoni faturën që konfirmon transaksionin me email, duke shfaqur dhe skanuar një kod QR ose mund ta shfaqni atë në ekranin e telefonit tuaj.
Dëshiron të përfitosh RaiPos?
Aplikimi online zgjat vetëm pak minuta. Pasi të plotësoni formularin, ju do të kontaktoheni nga ekipi yne.
Pse Raiffeisen?
Ka një numër të konsiderueshëm arsyesh pse Raiffeisen është partneri i duhur. Këto janë përparësitë kryesore për ty:
Je në duar të sigurta
Raiffeisen Bank është pjesë e Grupit RBI – një grup bankar i mirëpozicionuar dhe fitues çmimesh në Europën Qendrore dhe Lindore.
Ne kemi ekspertizë dhe eksperiencë
Përfito nga ekspertiza dhe eksperienca e këshilluesve tanë, e njohur ndërkombëtarisht.
Ne jemi banka më e rekomanduar
Ne krenohemi që jemi banka më e rekomanduar me NPS më të lartë (Rezultati i Promovimit Neto) në vend.