Skip to main content

investime: Të ardhura fikse

Risk i ulët

Letrat me vlerë te qeverisë konsiderohen si investimet me riskun me te ulët.

Maturimet sipas zgjedhjes suaj

Raiffeisen Bank ju ofron mundësinë të investoni në letra me vlerë të qeverisë me maturime të ndryshme dhe me interesa relativisht të larta krahasuar me tregun ne përgjithësi.

Likuiditet

Raiffeisen SH.A ka licensën e tregut sekondar. Në rastin se klienti dëshiron të blej ose të shes letra me vlerë ne mund ta blejmë direkt në tregun sekondar dhe me çmime mjaft konkuruese krahasuar me tregun sekondar të letrave me vlerë.

Mundësia për të marrë pjesë direkte në tregun primar të letrave me vlerë.

Banka Raiffeisen ofron shërbimin e kujdestarisë për klientët e saj të cilët duan të marrin pjesë direktë në tregun primar të ankandeve të bonove dhe obligacioneve të thesarit. Për ankandet e reja ju mund të kontrolloni faqet përkatëse të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.

Produkti

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë të borxhit të emëtuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. 

Bonot e Thesarit

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtër me afat maturimi deri ne 1 vit. Aktualisht në Shqiperi emetohen Bono Thesari me afati maturimit 3, 6 dhe 12 mujore. 

Obligacionet

Obligacionet janë bono thesari me afat më të gjatë emetimi ( 2,5,7 dhe 10 vite). Komisioni qe ato kanë është fiks ose luhatës, ky komision paguhet çdo 6 muaj.

Siguria

Bonot e Thesarit emetohen në formë regjistri në llogari, që do të thotë se nuk kanë një formë fizike, por investitorit i jepet një vërtetim pronësie, apo vërtetim për transaksionin që bën me to. Regjistri i pronësisë së bonove të Thesarit për individet mbahet pranë Bankes së Shqipërise, apo një Bankë tjetër të licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) per kete qëllim Banka Raiffeisen është e licensuar nga ky entitet.