Produktet e Financave Tregtare
Banka Raiffeisen, përmes një stafi të specializuar dhe një rrjeti të gjerë degësh të shpërnadarë në të gjithë vendin, iu ofron klientëve të saj konsulencë lidhur me përdorimin e produkteve të Financave Tregtare për reduktimin e riskut të marrëveshjeve të tyre tregtare, lidhur me transaksionet e tregtisë me partnerët ndërkombëtarë si dhe iu ofron produkte të Financave Tregtare që i përshtaten nevojave specifike të klientëve. Gjithashtu, ne kemi një numër të konsiderueshëm bankash korrespondente të klasit të parë, të shpërndara në të gjithë botën, të cilat veprojnë si partneret tona dhe na ndihmojnë për të arritur një performancë të suksesshme në produktet e Financave Tregtare.
- 1. Letër Kreditë
- 2. Garancitë Bankare dhe Letër Kreditë Standby
- 3. Dokumenta për Arkëtim
Nje Letër Kredi (Kredi Dokumentare) është një instrument financiar i ofruar nga bankat për të mbështetur eksportuesit dhe importuesit në arritjen e një marrëveshjeje për transaksionet ndërkombëtare tregtare ndërmjet tyre, duke minimizuar risqet e palëve. Si e tillë, Letër Kredia është një angazhim i pakthyeshëm dhe i pavarur i bankës lëshuese, për të kryer pagesë kundrejt prezantimit të rregullt të setit të kërkuar të dokumentave, i cili duhet të jetë në përputhje me kushtet e vendosura në të. Letër Kreditë janë instrumenta pagese, përdorimi i të cilave nuk kufizohet vetëm në kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave, por gjithashtu edhe për blerjen e shërbimeve dhe implementimin e projekteve speficifike.
Letër Kreditë janë subjekt i Rregullave dhe Praktikave Uniformë për Kreditë Dokumentare (Botimi i ICC-së nr. 600).
Raiffeisen Bank Sh.a iu ofron klientëve të saj dy tipologji të Letër Kredisë:
- Letër Kredi Importi – Ky instrument lëshohet nga Raiffeisen Bank Sh.a në rastet kur klientet e saj blejnë (importojnë) mallra ose shërbime nga partnerët e tyre respektivë. Këto lloj produktesh përshtaten dhe personalizohen për çdo transaksion sipas kërkesave të klienteve duke iu ofruar konsulencë dhe sugjerime në përputhje me nevojat e tyre specifike.
- Letër Kredi Eksporti – Është një instrument nëpërmjet të cilit Raiffeisen Bank Sh.a pret një Letër Kredi në favor të klientëve të vet nëpërmjet një mesazhi SWIFT ose nëpërmjet një letre të lëshuar nga banka lëshuese (pra, banka e importuesit) dhe ia njofton atë klientëve të saj.
Një Garanci Bankare është një instrument që i ofron siguri një pale në një transaksion në rastin kur pala tjetër nuk performon në mënyrë të kënaqshme në përputhje me kontratën/marrëveshjen ndërmjet tyre. Si e tillë, një Garanci Bankare është një angazhim i pakthyeshëm me shkrim i bankës lëshuese (garantori), i lëshuar në emër të aplikantit dhe në favorin e palës përfituese, për të kryer pagesën deri në shumën e specifikuar në garanci, kundrejt marrjes së një kërkese të rregullt për pagesë, me shkrim nga përfituesi, në rastin e mospërmbushjes nga ana e aplikantit të detyrimit që është objekt i kësaj garancie.
Banka jonë lëshon Garanci Bankare subjekt të Rregullores Standarde të Garancive Bankare (URDG, Botimi ICC Nr. 758) ose subjekt të Ligjit Shqiptar.
Letër Kredia Standby është një instrument kryesisht i përdorur për të siguruar mosperformancën ose pagesën e njërës palë në një marrëdhënie, kundrejt palës tjetër. Në ndryshim nga Garancia Bankare, një Letër Kredi Standby ka një format më fleksibël dhe është subjekt i Rregullave dhe Praktikave Uniformë për Kreditë Dokumentare (Botimi i ICC-së nr. 600).
Çfarë ofrojmë për klientët tanë?
1. Lëshim të llojeve të ndryshme të Garancive Bankare direkte dhe indirekte në favor të përfitueseve brenda dhe jashtë vendit duke përfshirë:
Garanci Pagese – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar pagesën e mallrave dhe shërbimeve në favor të përfituesit
Garanci për pagesë paraprake (Parapagimi) – lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar përdorimin e shumës së parapaguar në përputhje me kontratën
Garanci për Sigurimin e Ofertës - lëshohet për llogari të aplikantit për pjesëmarrje në tender
Garanci Kontrate - lëshohet për llogari të aplikantit për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale
Garanci Doganore – lëshohet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të siguruar përmbushjen e detyrimeve doganore të aplikantit
Letër Kredi Standby – lëshohet për të siguruar detyrime të ndryshme.
2. Hartim të teksteve të garancive
Tekstet e garancive përshtaten sipas detajeve specifike të marrëveshjeve në të cilat bazohen. Me kërkesën tuaj ne do të jemi të gatshëm t’ju suportojmë për hartimin e tekstit të garancisë që në fazën e negocimit të kontratës, ç‘ka mund të shoqërohet edhe me përfitime të tjera për ju ose partnerët tuaj.
Dokumenta për Arkëtim (Documentary Collection) është një instrument pagese sipas të cilit Eksportuesi, nëpërmjet bankës së tij dërgon në bankën e Importuesit, nje set dokumentash të cilat lidhen me një dërgesë të veçantë mallrash së bashku me instruksionet përkatese për pagesë.
Seti i dokumentave të prezantuara i dorëzohet Importuesit nga Banka e tij vetëm pasi Importuesi ka kryer pagesën e vlerës së dokumentave ose pasi ka pranuar detyrimin e pagesës në një datë të mëvonshme.
E vetmja menyrë pagese që Raiffeisen Bank Sh.a përdor për Dokumentat për Arkëtim është:
- D/P – Dorëzim i dokumentave kundrejt pagesës së menjëhershme nga Importuesi
Në këto transaksione bankat ndërmjetësojnë vetëm përmbushjen e instruksioneve për pagesë, por nuk mbajnë përgjegjësi për kontrollin e dokumentave të eksportuesit.