Skip to main content

Biznesi Korporatë: Kreditë

Çfarë është paradhënia bankare?

Paradhënia (Hua) Bankare është një linjë financimi e alokuar në llogarinë rrjedhëse e cila lejon përdorimin e fondeve shtesë deri në limitin e aprovuar (Overdraft).

Fondet shtesë në dispozicion për të mbuluar shpenzimet operative sipas luhatjeve të biznesit do të bëjnë të mundur një qarkullim konstant të fluksit të parasë duke mbuluar detyrimet afatshkurtra dhe krijimin e aseteve korrente.

Përdorimi i shumës së disbursuar dhe ripagimi i financimit direkt në llogarinë rrjedhëse duke mundësuar ripërdorimin e shumës së ripaguar përgjatë gjithë vlefshmërisë së linjës e kthen Overdraftin në një linjë financimi shumë fleksibël.


Karakteristikat kryesore

Financim i shpejtë dhe i rinovueshëm
Mundësohet në disa monedha (USD / EURO / LEK)
Interesi paguhet vetëm për shumën e përdorur - kalkulohet në bazë ditore
Fleksibilitet në kohëzgjatje - nga një deri në dymbëdhjetë muaj

Çfarë është kapitali qarkullues?

Kapitali Qarkullues është një kreditim afatshkurtër që përdoret për financimin e nevojave aktuale të aktivitetit të biznesit.

Kapitali Qarkullues mundëson një financim deri në 36 muaj të nevojave operacionale të biznesit (p.sh. blerje inventari, ripagim të furnitorëve etj.) pa përkeqësuar likuiditetin e kompanisë.

Skeduli i ripagimit përkon me ciklin e biznesit në baza fikse mujore ose tre-mujore në koherencë me fluksin e të ardhurave të pritshme.


Karakteristikat kryesore

I shpejtë dhe i thjeshtë
Mundësohet në disa monedha (ALL / EURO / USD)

Çfarë është huaja për investim?

Kredia e investimit ofron mundësinë e financimit të nevojshëm për të mbështetur zgjerimin dhe/ose zhvillimin e biznesit nëpërmjet investimeve në asete fikse afatgjata si blerje pajisjesh dhe / ose ambiente biznesi, ndërtesa, makineri, pajisje etj. ose duke konsoliduar stabilitetin financiar duke rifinancuar investime të tjera afatgjata ose detyrime të tjera.


Karakteristikat kryesore

Periudha e ripagimit deri në 120 muaj

Siguron mbrojtjen dhe rregullimin e nevojshëm për një fluks të brendshëm të parasë për manaxhim më të mirë të likuiditetit. (duke përfshirë një periudhë "Grace" të faljes së interesit në rast se do të jetë e aplikueshme) 

Mundësohet në disa monedha (USD / EURO / LEK)