Menaxhimi i likuiditeteve : Shërbime të dedikuara për tu përshtatur nevojave tuaja të përditshme të biznesit
Produktet dhe shërbimet tona ofrojnë një mundësi të gjerë dhe efikase për të menaxhuar likuiditetet për biznesin tuaj. Ekspertët tanë të produkteve që punojnë pa u lodhur për të ofruar një përvojë efikase, të lehtë dhe të besueshme për klientët, do të suportojne aktivitetet tuaja të përditshme të biznesit.
Produktet e Menaxhimit të Likuiditeteve
Produktet e Menaxhimit të likuiditeteve kanë të bëjnë me produkte dhe shërbime për një menaxhim me eficient të likuiditeteve të biznesit dhe janë krijuar për këto arsye:
- Orientimin e Biznesit
- Risi në produktet e Korporatave
- Zgjidhje dhe alternativa për E-Business
- Transparenca në çmime
- Shërbime globale
Produktet e Menaxhimit të Cash-it përfshijnë shërbimet e mëposhtme:
- Llogari rrjedhëse
- Depozita (Depozita me Afat dhe Depozita Kursimi)
- Pagesa Kombëtare dhe Ndërkombëtare
- Mbledhja dhe Transportimi i Cash
- Mesazhe SWIFT
- Raiffeisen ON- (Platforma digjitale)
Aplikimi Online për llogaritë e Biznesit
Kompanitë Korporate mund të hapin llogari të reja rrjedhëse dhe llogari shtesë pa pasur nevojë të vizitojne rrjetin tonë të degëve. I gjithë ky proces tani është i mundur online. Platforma jonë Dixhitale RON është pasuruar me këtë funksionalitet për të lehtësuar biznesin e përditshëm të klientit. Çdo kompani që përdor RON mund të përfitojë lehtësisht nga ky shërbim online. Kurseni kohë, trafik, radhë dhe punë nga komoditeti i zyrës suaj.
- 1. Pagesat
- 2. Llogarite Bankare Korporatë
- 3. Mesazhet Swift
- 4. Të tjera
Raiffeisen Bank Shqiperi eshte alternativa me e mire per Kompanite Globale!
Me platformen dixhitale me inovative dhe rrjetin tone te gjere te degeve, ne ju mundesojme menyren me productive per te procesuar pagesa. Raiffeisen Bank Shqiperi ju mundeson te nderveproni globalisht permes transaksioneve , duke ju mundesuar shpejtesi, kursim te kohes tuaj dhe duke ju ofruar transparence ne transaksione.
SWIFT GPI
Raiffeisen Bank Albania tashme është pjesë e KOMUNITETIT SWIFT GPI, i cili përmirëson në mënyrë superiore pagesat ndërbankare në të gjithë rrjetin e bankave korrespondente, dhe jo më pak për Korporatat për të cilat: shpejtësia, siguria dhe një përvojë e qetë e pagesave ndërkombëtare janë një domosdoshmëri absolute.
Swift GPI siguron që pagesat ndërkombëtare të plotësojnë nevojat e industrisë për shpejtësi, gjurmueshmëri dhe transparencë. Raiffeisen Bank do t'u ofrojë klientëve të biznesit një eksperiencë pagesash të transformuar, të mundësuar nëpërmjet mjeteve dixhitale të lehta për t'u përdorur dhe të thjeshta për t'u aktivizuar.
Cilat jane perfitimet:
Azhornimi i pagesave ne kohe reale
Një nga veçoritë kryesore të aplikacionit tonë të ri është aftësia e tij për të përditësuar pagesat në kohë reale. Kjo do të thotë që sapo të fillojë ose merret një pagesë, sistemi do të pasqyrojë ndryshimet në çast. Ky avantazh redukton ndjeshëm vonesat dhe siguron që të dhënat e transaksioneve të jenë gjithmonë të përditësuara.
Gjurmimi i pageses
Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, gjurmimi i saktë i pagesave ndërkombëtare është thelbësor. Tani është më e lehtë të monitorohen pagesat përtej kufijve, duke siguruar transparencë dhe besueshmëri në operacionet financiare të biznesit.
Efikasiteti dhe shpejtësia
Përditësimet e pagesave të shpejta nuk janë më vetëm një qëllim, por një realitet. Ky shërbim ofron përpunim dhe përditësime të shpejta të pagesave, duke rritur efikasitetin e përgjithshëm të menaxhimit të likuiditetit.
Shërbimi I pagesave
Keni nevojë për një mënyrë fleksibël për të përpunuar pagesat tuaja, lehtësisht, shpejt dhe transparente?
Zbuloni më shumë rreth zgjidhjeve te ndryshme që Raiffeisen Bank ofron:
Raiffeisen Bank I ofron klienteve biznes, llogari rrjedhëse në monedha të ndryshme, për të menaxhuar në mënyrën më të përshtatshme fondet e tyre.
Zgjedhja për të hapur një llogari bankare është si të zgjedhësh produkte të tjera.
Kompanitë kane mundesi të hapin llogari të reja rrjedhëse dhe llogari shtesë pa pasur nevojë të vizitojnë rrjetin tonë të degëve. I gjithë ky proces tani është i mundur online. Platforma jonë dixhitale RON është pasuruar me këtë funksionalitet për të lehtësuar biznesin e përditshëm të klientit. Çdo kompani që përdor RON mund të përfitojë lehtësisht nga ky shërbim online. Kurseni kohë, trafik, radhë dhe operoni nga komoditeti i zyrës suaj.
Raiffeisen Bank Albania mund t'i dërgojë klientëve mesazhet e shpejta si më poshtë:
SWIFT MT 940/942
- MT940- pasqyrë elektronike e transaksioneve për një ditë më parë.
- MT942- raport elektronik i transaksionit brenda ditës.
Këto mesazhe mund të dërgohen nga S.W.I.F.T tek një Institucion financiar ose Korporatë (anëtar i SCORE) i cili është i autorizuar nga titullar i llogarisë me te drejta për ta marrë atë.
Skedarët e Pasqyrave dhe Transaksioneve krijohen automatikisht nga Sistemi Bankar bazë; në frekuencën e zgjedhur nga Klienti.
- MT940 gjenerohet dhe dërgohet në të dyja rastet: kur ka transaksione në llogari dhe nuk ka transaksione në llogari.
- MT942 dërgohet gjatë ditës (brenda ditës) për të raportuar lëvizjet e postuara që nuk janë raportuar tashmë dhe/ose lëvizjet e pritshme,
Mesazhi SWIFT MT 101
Mesazhi SWIFT MT101 është një kërkesë për transferim fondesh, duke mundësuar kalimin elektronik të fondeve nga një llogari në tjetrën. Fondet transferohen nga llogaria e klientëve urdherues në një institucion financiar marrës ose institucion financiar që ne funksion te ketij sherbimi.
Sigurimi I Depozitave
Depozita në Raiffeisen Bank është e siguruar për shumën deri në 2.500.000,00 (dy milionë e pesë mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.
Depozita me afat
Është një marrëveshje ndërmjet Bankës dhe klientit, me anë të së cilës klienti ka të drejtë të depozitojë një shumë të caktuar (principal) për një periudhë të caktuar kundrejt një norme interesi të aplikuar.
Ju lutemi kontaktoni Bankën për t'u informuar në lidhje me termat dhe kushtet e produktit.
Depozite Kursimi
Nëse kërkoni një depozitë që jep përfitim më të madh, nuk ka zgjidhje më të mirë se një Depozitë Kursimi per Biznesin në Raiffeisen Bank. Me këtë Depozitë, ju mund të keni akses total në fondet tuaja pa u shqetësuar për humbjen e interesit të akumuluar. Kjo është llogaria më e mirë për të kursyer para.
Llogaria e Kursimeve të Biznesit Raiffeisen ju ofron akses të lehtë në paratë tuaja kur ju nevojiten. Mund të fitoni më shumë nëse mbani paratë tuaja në llogari. Mund të depozitoni në: LEK, EURO, USD dhe GBP. Norma të ndryshme interesi zbatohen për monedha të ndryshme.
Mbledhja e fondeve Cash
Raiffeisen Bank u ofron klientëve të biznesit mundësinë që të mbledhin fondet e tyre cash në pikat e tyre /ambjentet e biznesit.
Klientët korporate mund të autorizojnë Raiffeisen Bank të mbledhë vlera në para në lokacione të ndryshme biznesi dhe t'i marrë ato sipas një orari të paracaktuar në varësi të nevojave të klientit.
Shërbimi Raiffeisen Cash Pick Up ofron të gjithë nivelin e nevojshëm të sigurisë së shërbimit që klientët kanë nevojë për të lëvizur paratë e tyre. Thaset e depozitimit të parave ne cash, duhet të mbyllen me një rrip sigurie kur ato mblidhen nga kompania e sigurisë. Çdo thes shoqërohet me një fletë depozitimi. Pas numërimit dhe verifikimit të parave të gatshme në Raiffeisen Bank, shuma derdhet menjëherë në llogarinë e kompanisë.