Skip to main content
1998937451

BIZNESI KORPORATË: Depozitoni para pranë rrjetin tonë të Bankomateve.

Nëpërmjet ATM-ve të Raiffeisen Bank, mund të kryeni shumë lehtë edhe depozitime parash.

Këto depozitime mund të kryhen në të gjitha ATM-të e Raiffeisen bank, nëpërmjet një produkt karte debiti ose krediti nga Raiffeisen Bank.

Kryeni të gjitha transaksionet e nevojshme çdo ditë në një nga 103 bankomatet e Raiffeisen, të cilat kanë opsionin e depozitimit të parave. 

Siguri

Mbajini paratë tuaja në një vend të sigurt në vend që t‘i mbani cash.

Disponibilitet 24/7

Ju mund të depozitoni fondet tuaja në llogarinë tuaj të kartës së kreditit 24/7 - në kohën më të përshtatshme për ju, madje dhe pas orarit zyrtar të bankës.

Lehtësi

Evitoni rradhët e gjata dhe kurseni kohë duke depozituar paratë në një nga ATM-të e rrjetit Raiffeisen Bank. Çdo depozitë që ju kryeni me kartën tuaj të kreditit bëhet i disponueshëm menjëherë për përdorim dhe ju mund të kryeni pagesa të planifikuara në dyqane, pagesa online, etj.

Pagesa me kartë në kohë.

Për shlyerjen në kohë të detyrimeve të kartës suaj, është e nevojshme që të depozitoni sasinë e parave në ATM maksimumi dy dite (jo me vone se ora 19:00) para datës së detyrimit minimal të përcaktuar në faturën mujore. 

Shënim: Shlyerja e detyrimit minimal (5%) apo maksimal (100%) të kartës së kreditit nëpërmjet Direct Debit të autorizuara nga banka, vepron në mënyrë të pavarur nga depozitimet e klientit në ATM. Procesi i Direct Debit vepron automatikisht sipas datave të paracaktuara nëse klienti ka fonde në llogari edhe nëse klienti ka kryer depozitim parash në ATM para ekzekutimit të këtij procesi.

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë sektor mund të gjeni pyetjet më të shpeshta për funksionin e depozitimit të parave 

Nëse depozitimi në ATM kryhet në llogari me kartën e debitit ose të kreditit, sasia e depozituar është e disponueshme menjëherë. Në këtë rast nuk ka rëndësi ora e depozitimit, jashtë apo brenda orarit zyrtar, ditën apo natën, ditë punë apo pushimi.

Mjafton të vendosni kartën tuaj të debitit/kreditit në ATM dhe të vendosni kodin PIN në mënyrë që të identifikoheni, pastaj duke ndjekur udhezimet në ekranin e ATM-se, ju mund të kryeni depozitimin e shumës së kërkuar.

Për të kryer depozitime cash në ATM-të e Raiffeisen Bank me kartën e debitit Visa Electron ose me kartën e kreditit duhet të respektohet monedha e llogarisë me të cilën është lidhur karta.

Kartat në monedhën Lek pranojnë depozitime vetëm në monedhën Lek, ndërsa kartat në monedhën EUR pranojnë depozitime vetëm në EUR.

Ju mund të depozitoni në dy monedha pranë ATM-ve të Raiffeisen Bank, Lekë dhe Euro. Nëpërmjet logove të dukshme, Ju mund të dalloni monedhën në të cilën ofron transaksione çdo ATM e Raiffeisen Bank.

Kartëmonedhat që pranohen në ATM / leke janë: 200 Lekë,  500 Lekë, 1.000 Lekë, 2.000 Lekë, 5.000 Lekë, 10.000 Lekë.

Kartëmonedhat që pranohen në ATM/ Euro janë:  5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro dhe 200 Euro.

Kartëmonedhat duhet të vendosen në pozicionin gjatësor horizontal, së bashku dhe pa qenë e nevojshme renditja. Numri maksimal i kartemonedhave për një depozitim është 50.

Limitet për depozitim në ATM për klientët Micro me kartë debiti dhe SE/CORP  me kartë debiti dhe kartë krediti janë:

Limit ditor:      999,000 Lekë / 7,000 Euro

Limit javor:   3,996,000 Lekë / 28,000 Euro

Limit mujor: 6,993,000 Lekë / 49,000 Euro

Kujdesuni që të depozitoni kartëmonedha të rregullta dhe të pa demtuara.

Çdo kartemonedhe e falsifikuar do të mbahet nga ATM, mesazhi perkatës shfaqet ne ekranin e ATM-së. Kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara mbahen nga ATM për investigime të mëtejshme.