Prona në shitje
Zbuloni të gjitha pronat në dispozicion nga Raiffeisen Bank. Për çdo pyetje apo paqartesi për pronat e shfaqura në këtë hapësirë mund të na kontaktoni në numrat e telefonit: +355 4 2381090 Ext: 1291; Mob: +355698040444 ose na shkruani në adresën tonë elektronike prona@raiffeisen.al Të gjitha shpenzimet dhe taksat në lidhje me shitblerjen e pronave dhe detyrimet e prapambetura për çdo pronë (nëse ka) janë në ngarkim të blerësit.
Tiranë
Prona me nr. pasurie 3/942-N9 sipas dokumentave të pronësisë është me titull pronësie Njësi dhe ndodhet në katin përdhe të një objekti 9 katësh + 1 kat nëntokë që ndodhet në Rr. “P.N.Luarasi” të qytetit të Tiranës dhe ka një sipërfaqe të regjistruar dhe të matur në terren prej 22.90 m².
Prona eshte nje truall dhe ndertese, me nr pasurie 9/982, ne rrugen “Selaudin Zorba”, Tirane. Objekt 5 kate + 1 nentoke, sip te rregjistruar truall 405 m2 dhe ndertese 130.1m2. Ne zone ka ndertime te shumta te reja dhe ekzistuese. Kati nentoke, me sip 101.9 m²; Kati perdhe, me sip 130.1 m²; Kati i pare, I dyte, I trete dhe I katert me sip 183.2 m² secili. Trualli, me siperfaqe 405 m², sherbente si shesh funksional i nderteses dhe nepermjet tij, realizohet aksesi ne katin nentoke. Trualli ishte i rrethuar ne te gjithe perimetrin e tij, me mur me blloqe dhe me kangjella. Ne kete rrethim eshte lene jashte nje siperfaqe prej rreth 35 m², siperfaqe kalon rruga e brendshme e zones, qe mundeson aksesin ne prone. Ndertesa, eshte nje objekt i realizuar ne vitin 2007-2008, me strukture me skelet b/arme. Ai eshte parashikuar si objekt banimi dhe sherbimi. Kati nentoke ka siperfaqe te rregjistruar te matur 126.8m2. Ky kat sherben si garazh dhe eshte me rifinitura te paperfunduara. Kati perdhe ka siperfaqe te matur 142m2. Ky kat eshte parashikuar per ambjente sherbimi me rifinitura te paperfunduara. Katet banim (i pare, i dyte, i trete, I katert), kane siperfaqe te matur prej 183.2m2 secili. Kati I pare, I dyte, I trete kane nga nje apartament ne kat dhe jane te organizuara me nje korridor, nje ambjent ndenje-gatim, tre dhoma gjumi, lavanderi, dy tualete dhe dy ballkone. Kati banim (i katert), ka dy apartamente dhe jane te organizuara me nje korridor, nje ambjent ndenje-gatim, nje dhome gjumi, tualet, ambjent ndihmes dhe ballkon.
Toka ndodhet ne nje nga kodrat me te bukura te Kasharit. Shume prane autostrades Tirane Durres dhe ne nje vend plot gjelberim dhe te banuar. Çmimi 4,500,000 Leke
Durrës
asuria ëshë e llojit ”Njësi”,që përbehet nga pasuritë me nr. 20/102-N2 dhe 20/101-N2 me sipërfaqe totale 160 m2,zone kadastrale ZK 8512 me adresë Rr. ”Aleksander Goga”,Durrës. Pasuria ndodhet në katin përdhe të një godine 3-katëshe.Zona përreth është zonë qëndrore kryesisht rezidenciale dhe komerciale. Prona ka komunikim të mirë me rrugë kryesore të qytetit. Punimet ndertimore, hidraulike, elektrike dhe cdo lloj tjeter punimi do të realizohet nga Qiramarres, me lejen paraprake te Qiradhenesit. Cmimi i qirasë mujore(neto): 160,000 Lek. Ofertës duhet të bashkëlidhet : Letër Njoftimi/ Lloji I Biznesit/Ekstrakt QKR (individ/kompani)/numer kontakti & adresë maili. Për informacione dhe udhëzime të mëtejshme në lidhje me pronën mund të kontaktoni: Adresa email: prona@raiffeisen.al Nr. Kontakti: 0693469110
Prona eshte “Apartament” me numer pasurie 1/973+1-9 i cili ndodhet në katin e tretë teknik/ banim të një pallati 8 katesh + papafingo, shkalla 1, apartamenti nr. 9 që ndodhet në rrugën “M. Muco” (aktualisht rruga “Teodor Rupi”) të qytetit të Durrësit. Apartamenti përbëhet nga 1 korridor, 1 ambient ndenje+1 ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon i orientuar në anën lindore të pronës. Zona ku ndodhet prona është një zonë e qytetit të Durrësit me karakter kryesisht rezidencial dhe komercial. Ndërtesat janë kryesisht pallate të reja shumëkatëshe të ndërtuara vitet e fundit si dhe pallate të vjetër 4-6 katëshe, me katet përdhe dhe katet e para të përdorura si ambiente shërbimi dhe tregëtimi, ndërsa katate e tjera si ambiente banimi. Në këtë zonë lokalizohen edhe ndërtesa me intensitet të ulët katesh 1-3 kate të cilat janë me përdorim si ambiente banimi. Në afërsi të pronës ndodhet Spitali Rajonal, Shkolla ''Naim Frashëri'', Stadiumi ''Niko Dovana'', Shkolla ''Qemal Mici'', etj.
Cmimi nga 800,000 Leke shkon ne 640,000 Leke Prona eshte e tipi Are me siperfaqe 3,750 m² aktualisht nuk përdoret as për aktivitet biznesi, as si Truall për ndërtim por është lënë në gjendje t ë lirë. Prona aktualisht është e mbuluar nga bimësi barishtore.Prona ka një formë të rregullt planimetrike dhe ka të njëjtën kuotë me rrugën dytësore, e rrafshët në të gjithë sipërfaqen e saj. Prona ndodhet në një terren fushor.E gjithë sipërfaqja e pronës është e lirë nga ndërtimet apo nga shtyllat e tensionit të lartë.Zona në të cilën ndodhet prona është një zonë e cila mbulohet nga transporti privat i Fshatit Sallmane, Sukth. Gjithashtu zona ka një mbulim të saj me rrjetin e shpërndarjes së Energjisë elektrike apo rrjetin e shpërndarjes së ujit.Ajo është një zonë me karakter rural, rezidencial dhe komercial-industrial dhe ka kryesisht toka bujqësore apo shtëpi banimi të cilat janë të distancuara nga rruga automobilisike. Si dhe objekte komerciale të ndërtuara sidomos vitet e fundit buzë rrugës nacionale. Prona eshte e rrethuar me toka bujqësore, të cilat jane të punuara ose jo. Në këtë drejtim, cilësia e zonës për qëllimin e planifikuar të prones si Toke Arë është e mirë dhe e favorshme.
Shkodër
Okazion: Çmimi për Pasurinë ka ndryshuar nga 2,500,000 All në 2,332,000 All Siperfaqja e prones ka nje konfiguracion te rregullt drejtkendor.Sipërfaqe e përgjithëshme e rregjistruar është 1464 m2.Brinja me e gjate, me gjatesi 62,5 m e prones, eshte paralele me rrugen e Shtoit dhe brinja me e shkurter, me gjatesi 23,4 m, paralel me rrugen Shkoder – Hani i Hotit.Ne veri prona kufizohet nga nje rrugice e cila ben te mundur komunikimin me rrugen kryesore.Prona eshte e rrethuar me kolloncina betoni dhe rrethim me tela me gjemba nga te gjitha anet.Aksesi i hyrje-daljes per ne prone eshte ne anen veriperendimore , drejpersedrejti nga aksi i rruges Shkoder – Hani i Hotit.Ne veri prona kufizohet me nje rruge te perbashket dhe me parcela toke te lira e me tutje me nje ndertese 2 kt.Ne lindje prona kufizohet me toke are te lire.Ne jug prona objekt vleresimi kufizohet me parcele toke bujqesore te lire ne te cilen ndodhet edhe nje ndertese.Ne perendim prona kufizohet me nje kanal kullues dhe me rrugen kombetare Shkoder- Hani i Hotit.
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 23,900,000 All në 21,450,000 All Prona eshte e tipit Truall e Ndertese (Ish-Depo Karburanti) dhe shtrihet rreth 1.5km ne jugperendim te fshatit Mjede, te Bashkise se Vaut Dejes.Zona përreth kësaj prone eshte nje zone me karakter bujqesor, residencial dhe komercial.Ne juglindje te saj ndodhet stacioni hekurudhor i Mjedes dhe ne verilindje hidrocentrali i Vaut te Dejes. Trualli ka siperfaqe 20.204 M2 ndersa ndertesat jane ne total 13.000 M2. Mbi kete truall ndodhen objekte, paisje dhe linja/pjese linja teknologjike te nje ish Pike Depozitimi dhe Tregetimi me shumice te karburantit.Trualli shtrihet mbi nje siperfaqe te rrafshet, e pozicionuar midis rruges nacionale MjedeShkoder dhe lumit Drin .Eshte i organizuar ne kater pjese, te ndara funksionalisht nga njera tjetra.Ndertesat jane disa godina me nje siperfaqe totale prej 13.000 m2Zona pershkohet nga rruga nacionale Mjede-Vau Dejes dhe Mjede-Shkoder, si dhe rruge te brendshme te zones. Rruget kryesore jane te asfaltuara, ndersa ato dytesore te shtruara vetem me çakell.
Cmimi shkon nga 1,800,000 Leke ne 1,445,000 Leke Prona 8800 m2 ndodhet ne zonen e fshatit Rranxe te qytetit te Shkodres dhe rreth 200m larg rruges nacionale Shkoder – Velipoje.Zona ku përfshihet prona, është zonë rurale, e perbere me parcela toke are me shtrirje te gjere.Zona pershkohet nga rruga nacionale Shkoder – Velipoje; kjo rruge paraqitet me gjeresi optimale, e sistemuar, ne kushte e gjendje shume te mire shfrytezimi.
Elbasan
Pasuria është e llojit ”Njësi” ,me numer pasurie 6/9-N1,me sipërfaqe 67 m2,zone kadastrale ZK 8521 me adresë Lgj.”Luigj Gurakuqi”,Elbasan.Ndodhet në katin përdhe të një godine 3-katëshe,buzë rrugës kryesore.Pasuria përbehet nga 4 ambiente dhe një korridor. Çdo punim ndertimor,punime ne rrjetin hidraulik,elektrik dhe cdo punimi tjeter duhet te realizohen nga Qiramarresi,me leje paraprake të Qiradhenesit. Zona përreth është zonë qëndrore kryesisht rezidenciale, por dhe tregtare me ambiente tregtare/sherbimi të vendosura kryesisht në katet përdhe të ndërtesave të cilat ndodhen buzë rrugëve kryesore. Cmimi i qirasë mujore: 45,000 Lek. Për informacione dhe udhëzime të mëtejshme në lidhje me pronën/pronat e interesuar mund të kontaktoni: Adresa email: prona@raiffeisen.al Nr. Kontakti: 0693469110
Cmimi shkon nga 1,000,000 Leke ne 850,000 Leke Prona është Tokë Arë me siperfaqe 1300M2 dhe ndodhet në Bardhas, të qytetit të Peqinit. Prona ndodhet në afërsi të Autostradës “Rrogozhinë - Elbasan”.Prona ndodhet rreth 1.5 km në anën jugperëndimore të qendrës së qytetit të Peqinit. Infrastrukura e zonës ku ndodhet prona objekt vlerësimi është e mirë, rrugët kryesore dhe dytësore të pronës janë të shtruara dhe të asfaltuara. Prona ka afërsi me Autostradën “Rrogozhinë – Elbasan” dhe ndodhet buzë rrugës së fshatit Bardhas në të cilën ka akses të drejtpërdrejtë. Autostada “Rrogozhinë - Elbasan” është e shtruar dhe e asfaltuar, me 2 sense kalimi. Zona ku ndodhet prona është një zonë rurale me karakter kryesisht bujqësor, rezidencial dhe industrial.Në zonë ka kryesisht toka bujqësore të punuara ose të lëna në gjëndje të lirë si dhe përreth gjenden objekte rezidenciale me intensitet të ulët katesh. Buzë rrugës në afërsi të pronës vihen re objekte të ndryshme industriale, kryesisht Magazina, kapanone apo Pika Karburanti. Prona ka një formë të rregullt gjeometrike, drejtëkëndore ku brinja më e vogël ka gjatësi rreth 30 m.
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 25,000,000 All në 22,000,000 All. Vile 3 kateshe per shitje ne Elbasan. Kati perdhe perbehet nga hyrja, garazhi me tualet dhe ambjente ndihmese. Ne katin e pare dhe te dyte ndodhen nga 2 dhoma, nje kuzhine, nje ambjent ndenje dhe 2 tualete ne seicilin kat.Trualli ka nje siperfaqe prej 300 m2 dhe cdo kat 160 m2 secili.
Vlorë
Pasuria ndodhet në fshatin Novoselë të rrethit të Vlorës dhe pozicionohet rreth 1.1 km në perëndim të qëndrës së fshatit dhe rreth 800.0 m ne veriperendim nga mbikalimi i autostrades Fier-Vlorë. Pasuria ka akses të drejtperdrejt me një rrugë të brendshme parcelash,e cila është një rrugë e improvizuar dhe që ka lidhje me rruge tjetër dytësore që të nxjerr në fshatin Novoselë. Ka një shtrirje gjatësore lindje-perëndim dhe thuajse e gjithë sipërfaqa e saj është e mbuluar nga gjelbërim shkurror. Pasuria është e pa rrethuar dhe nuk ka kufij ndarës reale midis pronave e tjera kufitare.
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 25,000,000 All në 21,500,000 All. Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 25,000,000 All në 21,500,000 All. Prona ne shitje perbehet nga trualli 100 m2 dhe godine sherbimi 5 kateshe mbi te me siperfaqe 86 m2 per cdo kat. Cilesia e ndertimit dhe pozicionimi ne hyrje te qytetit te Vlores jane dy nga elementet pozitive te kesaj ndertese.Per cdo informacion mund te na kontaktoni.
Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 151,000,000 All në 100,000,000 All Prona ndodhet ne nje zone me përdorim kryesisht komercial dhe rezidencial dhe rrugët kryesore dhe dytësore të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara. Rruga Transballkanike kalon para hyrjes së ndërtesës. Pronat përbëjnë katin përdhe, të parë dhe të dytë e një ndërtese të re komerciale 5-kateshe.Kati perdhe 382 m2, 1 Korridor, 1 Ambjent Ekspozimi, 1 Ambjent Magazinimi, 3 Ambjente Zyrash dhe 1 tualet.Kati i pare me siperfaqe 617 m2, përbëhet nga 4 Korridore, 3 Ambjente Ekspozimi, 4 Ambjente, 2 Ambjente Zyrash dhe 2 tualete dhe 1 Ballkon.Kati i dyte eshte 434 m2,3 Korridore, 1 Ambjent Ekspozimi, 8 Ambjente dhe 1 tualet dhe 1 Ballkon.
Korçë
Pronat në shitje janë 3, përkatësisht; 1. Pasuria 129/7 me titull “Are + truall + ndërtesë” (siperfaqe totale 1860 m², siperfaqe trualli 400 m² dhe siperfaqe njolle ndërtimore prej 78 m²), 2. Pasuria 130/21 me titulll “Truall” me siperfaqe të regjistruar 2240 m² 3. Pasuria 130/157 me titull “Ndërtesë” me sipërfaqe të regjistruar prej 60 m². Këto prona shiten vetëm së bashku dhe çmimi total i tyre nga 11,200,000 Lekë ka shkuar në 9,810,000 Lekë
Cmimi shkon nga 800,000 Leke ne 640,000 Leke Toka pozicionohet rreth 1 km ne anen perendimore te kryqezimit te rruges nacionale "Pogradec -Korçe" me rrugen hyrese te fshatit Pirg, e cila mundeson aksesin ne token are ne anen perendimore te saj. Rruga paraqitet e asfaltuar dhe ne gjendje te mire teknike..Toka are ka qene e mbjelle me miser, prodhim i cili ishte mbledhur dhe toka mund te punohej e te mbillej serish sezonin tjeter.
EL Cmimi per kete prone shkon nga 2,500,000 Leke ne 1,760,000 Leke Prona ndodhet ne largesi rreth 2.1 km ne perendim te kryqezimit te rruges Bilisht - Korce me rrugen Bilisht - Baban. Akses i mundshem dhe i lehte. Ndertesa perbehet nga nje ambjent kryesor dhe nje ambjent ndihmes dhe me pare eshte perdorur si njesi tregtare.
Fier
Raiffeisen Bank sha do të zhvillojë ankandin për dhënien me qera për pasurinë:Pasuria ëshë e llojit ”Njësi”,me numër pasurie 6/114-N1 me sipërfaqe 36.5 m2,zone kadastrale ZK 8532 me adresë Lgj.”Kongresi i Përmetit”,në qëndër të qytetit të Fierit. Prona nuk ka tualet. Cdo punim ndertimor,punime ne rrjetin hidraulik,elektrik dhe cdo punimi tjeter duhet te realizohen nga Qiramarresi, me lejen paraprake te Qiradhenesit. Pasuria ndodhet në katin përdhe të një godine 5-katëshe dhe pasuria përbehet nga një ambient i vetëm. Zona përreth është zonë qëndrore kryesisht rezidenciale, por dhe tregtare me ambiente tregtare/sherbimi të vendosura kryesisht në katet përdhe të ndërtesave të cilat ndodhen buzë rrugëve kryesore. Prona ka komunikim të mirë me rrugë nëpërmjet rrugës kryesore ” Jakov Xoxa”, nga ana jugore e saj, që përbën edhe Bulevardin e qytetit të Fierit. Çmimi i qirasë mujore me të cilën fillon ankandi: 30,000 Lek. Ofertat duhet të dorëzohen me zarf të mbyllur me përshkrimin :”Ofertë për marrje me qera”,brenda datës 20.11.2023 ora 15:00,në zyrën e Protokollit në Zyrat Qëndrore të Raiffeisen Bank sha ,me adresë: Rr. Tish Daija, Kompleksi Kika 2,Tiranë. Ofertës duhet të bashkëlidhet : Letër Njoftimi/Ekstrakt QKR (individ/kompani)/numer kontakti & adresë maili. Për informacione dhe udhëzime të mëtejshme në lidhje me pronën/pronat e interesuar mund të kontaktoni : Adresa email: prona@raiffeisen.al Nr. Kontakti: 0693469110
Prona eshte truall+ndërtesë 2 kt dhe ndodhet në Lagjia "29 Nëntori", të qytetit të Fierit.Prona lokalizohet rreth 140 m në anën jugperëndimore të Shkollës Rajonale të Muzikës "Jakov Xoxa", rreth 290 m në anën verilindore të Gjykatës dhe rreth 190 m në anën verilindore të Shkollës "Andon Xoxa".Infrastruktura e zonës ku ndodhet prona objekt vlerësimi në përgjithësi është e mirë. Rrugët kryesore dhe dytësore të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara. "29 Nëntori", të qytetit të Fierit.Prona ka një sipërfaqe trualli të regjistruar prej 101.14 m2, dhe sipërfaqja e njollës së ndërtimit është 101.14 m2 ne dykate.
Apartament ndodhet në katin e tretë nga toka të një pallati të vjetër 5 katësh, pallati nr 7, në shkallën nr 3, apartamenti nr 19, që ndodhet në lagjen “29 Nëntori”, Fier. Pallati në të cilin bën pjesë prona është pjesë e pallateve të vjetra të ndërtuara në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit. Pallati është ndërtuar rreth viteve 1963-1965. Apartamenti i është nënshtruar një rikonstruksioni në vitin 2005.Pallati në të cilën ndodhet prona është një godinë polifunksionale ku kati përdhe i pozicionuar buzë sheshit "Fitorja" funksionon si ambjente shërbimi ndërsa katet e tjera funksionojnë si ambjente banimi.
Berat
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 600,000All në 400,000All Prona Truall dhe Ndertese ndodhet ne lagjen "Donika Kastrioti" ne qytetin e Beratit.Prona ndodhet ne largesi rreth 500 m ne veri te Spitalit Rajonal te Beratit.Rrethimi i oborrit te perbashket nga i cili behet hyrja ne ndertese eshte realizuar me mur blloqe betoni.Shtepia banimit 1 kat eshte nje objekt egzistues me konstruksion me mure mbajtes prej tullash qeramike ose silikate.Ndertesa ka konstruksion me themele te vazhduar guri me lidhes llac-cimento, mure perimetrale dhe ndares prej tullash qe plota qeramike dhe mbulese me solete prej betoni te armuar.Tavanet jane te suvatuar dhe lyer me gelqere
Lushnje
Prona ndodhet në katin përdhe të një pallati të ri 9 katësh + 1 kat nëntokë, që ndodhet në Lgj. “Loni Dhamo” të qytetit të Lushnjes. Distanca rreth 900 m në veriperendim të qendrës dhe Bashkisë së qytetit të Lushnjes, rreth 600 m në veriperëndim të Rajonit të Policisë, rreth 750 m në anën veriperëndimore të Gjykatës dhe rreth 870 m në anën veriperëndimore të Shkollës “18 Tetori”, e ben terheqese per mundesi te ndryshme biznesi. Prona me siperfaqe 360.30 m2, eshte e llojit Njesi me nr. pasurie 1/456-N2, ZK 8572, Volum 22, Faqe 143, dhe ndodhet në katin përdhe të një objekti 9 katësh + 1 kat nëntokë. Pallati në të cilin bën pjesë prona është pjesë e pallateve të reja të ndërtuara në qytetin e Lushnjes. Çmimi nga 22,000,000 Leke shkon ne 17,700,000 Leke
Prona ndodhet ne veriperendim të qytetit te Divjakes, ne nje distance rreth 2.8 km ne vije ajrore nga qendra.Ajo eshte e pozicionuar rreth 2.3km ne ane veriperendimore te rruges kryesore Divjake-Lushnje, me shtrirje ne zonen midis Pishave te Divjakes, rreth 500m ne anen lindore dhe ne brendesi te parcelave te tokave are. Cmimi shkon nga 2,400,000 Leke ne 2,220,000 Leke
Pogradec
Prona eshte e llojit Njesi dhe pozicionohet ne katin perdhe te nje Ndertese te re 9-kateshe, me nje kat parkimi nentoke. Ndertesa eshte e organizuar me ambjente biznesi ne katin perdhe ndersa katet e tjera jane ne funksion si Apartamente Banimi. Sheshi i brendshem funksional qe rrethon Ndertesen eshte I sistemuar e i shtruar me pllaka dekorative betoni. Prona perbehet nga nje ambjent kryesor qe eshte bosh si dhe nje tualet ne kendin jugperendimor te Njesise. Prona eshte me rifinitura të brëndshme të një cilesie të mirë.Dyshemete: Dyshemeja eshte e shtruar me pllaka gres.Muret/tavanet: Muret jane te suvatuar dhe te lyer ne gjendjete mirembajtur. Tavanigjithashtu eshte i suvatuar dhe i lyer.Dyer dhe dritare: Dera e hyrjes ne katin perdhe eshte duralumin i kombinuar me xham tek pjese e fasades lindore e realizuar me te njejtat materiale, ndersa dera e tualetit eshte profil duralumini.Rrjetat e shërbimeve: Nga një inspektim sipërfaqësor duket se prona eshte e pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme te infrastruktures.Rruget: Pozicionimi i Nderteses ku ben pjese prona vetem 50m larg nga kryqezimimidis rrugeve "Reshit Collaku" e "Lulzim Sulollari" e ben ate lehtesisht te aksesueshme si nga ana lindore edhe nga ana jugore nepermjet tyre.Ne te dyja rastet e siperpermendura rruget jane te sistemuara e te asfaltuaraTrotuari dhe gjelberimi: Rruget jane te pajisura me trotuare kalimi ne te dy krahet dhe te mbjelle me gjelberim dekorativ.Sistemi i ndricimit rrugor: Jane te pajisura me shtylla ndricimi.
Prona jane dy Ara me siperfaqe 495m2 dhe 1085m2 shume afer njera tjetres. Infrastruktura e zonës ku ndodhen pronat është e mirë. Rrugët kryesore të zonës në të cilën ndodhen pronat janë të shtruara dhe të asfaltuara.Zona ku ndodhen pronat është një zonë kryesisht rurale me karakter bujqësor dhe rezidencial.E gjithë sipërfaqja e pronës është e lirë nga ndërtimet apo nga shtyllat e tensionit të lartë.686/72 / Sip.495 m2 / Cmimi: 250,000 Leke686/3 / Sip.1085 m2 / Cmimi: 290,000 Leke
Prona ndodhet afro 550 m larg Rrugës automobilistike që lidh zonën me Qytetin e Pogradecit dhe me zonat përreth.Prona është e rrethuar me toka bujqësore, të cilat jane pergjithesisht të punuara, duke garantuar keshtu se cilësia e zonës për qëllimin e planifikuar të pronës si Tokë Arë është e mirë dhe e favorshme. Akses i mundshem.
Kavajë
Apartamenti eshte i tipit doupleks dhe perbehet nga 2 dhoma gjumi, dy tualete, nje dhome ndenjeje me kuzhine. Ka shtrirje ne katin perdhe dhe katin e pare. Ka nevoje per riparime pasi nuk banohet prej disa muajsh. Ndodhet ne bregdetin e Kavajes.
Prona përbëhet nga 3 pasuri: Pasuria 5/485,Truall me Sip.Tr.3875 m2 dhe Sip.Nd.716 m2; Pasuria 5/413,Truall me Sip.Tr.95 m2 dhe Sip.Nd.95m2; Pasuria 5/412 me Sip.Tr.164 m2 dhe Sip.Nd.164m2. Infrastrukura e zonës në përgjithësi është e mirë. Rrugët kryesore dhe dytësore të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara dhe paraqiten në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtura. Aksesi në zonën ku ndodhen pronat objekt vlerësimi realizohet nëprmjet rrugës dytësore të autostradës. Nëpërmjet rrugëve dytësore pronat kanë akses në autostradën “Plepa- Kavajë”. Aksesi në drejtimin “Plepa-Kavajë” aktualisht realizohej shumë afër pronës nëpërmjet një xhepi të krijur në autostradë, ndërsa aksesi në drejtimin “Kavajë-Plepa” mund të realizohet nëpërmjet mbikalimeve në Qerret dhe në qytetin e Kavajës të cilën ndodhen rreth 1.0 km larg pronës.
Prona ndodhet në qytetin e Kavajës,rreth 55 km në jug-perëndim të qytetit të Tiranës.Ndodhet nëhyrje të qytetit,rreth 1.5 km në veriperëndim të sheshit kryesor dhe xhamisë të qytetit.Pasuria është e llojit "Apartament",ndodhet në zonën kadastrale ZK 8551,me sipërfaqe totale 71 m2,në katin e 1-rë.Apartamenti përbëhet nga një kuzhinë,një dhomë gjumi,një banjo me një korridor të vogël të brendshëm dhe dy ballkone.
Lezhë
Prona e tipit toke are ka siperfaqe 11.000 m2 dhe ndodhet në zonen e fshatit Pllanë, te rrethit Lezhe, rreth 2km, ne vije ajrore nga qyteti i Milotit.Ajo është e pozicionuar 1.5 km nga rruga nacionale Tirane-Shkoder dhe 0.8 km nga rruga nacionale Milot-Lezhë.Ara paraqitet ne gjendje natyrale me bar, pa investime sistemimi mbi te.Zona përreth pronës është nje zonë fshati ku kombinohen parcelat e tokes are me banesa 1 e 2 kateshe.Rreth 170m ne vije ajrore, ne anen jugore kalon lumi Mat. Cmimi per kete prone shkon nga 2,700,000 Leke ne 2,540,000 Leke
Prona objekt vlerësimi me nr. pasurie 334/6+1-3 është me titull pronësie apartament dhe ka një sipërfaqe të regjistruar prej 56.10 m².Aktualisht prona ishte e kompozuar nga një dhomë, një tualet dhe një ballkon i orientuar nga lindja. Apartamenti pozicionohet në anën verilindore të objektit 3 katësh.
Prona e tipit toke are ka siperfaqe 5576 m2 dhe ndodhet në zonen e fshatit Pllanë, te rrethit Lezhe, rreth 2km, ne vije ajrore nga qyteti i Milotit.Ajo është e pozicionuar 1.5 km nga rruga nacionale Tirane-Shkoder dhe 0.8 km nga rruga nacionale Milot-Lezhë.Ara paraqitet ne gjendje natyrale me bar, pa investime sistemimi mbi te.Zona përreth pronës është nje zonë fshati ku kombinohen parcelat e tokes are me banesa 1 e 2 kateshe.Rreth 170m ne vije ajrore, ne anen jugore kalon lumi Mat.Cmimi per kete prone shkon nga 1,600,000 Leke ne 1,500,000 Leke
Gjirokastër
Okazion : Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 45,000,000All në 40,000,000 All Prona ndodhet ne qytetin e Gjirokastres, ne anen lindore te rruges nacionale Tepelene-Gjirokaster, ne pjesen qe shtrihet ndermjet pikes turistike te Viroit ne veriperendim dhe shetitores “18 Shtatori” ne jugperendim, ne distance respektive nga secila prej rreth 700m dhe 2km. Ajo shtrihet ne buze te rruges nacionale, me ballin dhe komunikim direkt me te.Zona perreth prones ka perdorim miks, me objekte te karakterit te biznesit, objekte administrative shteterore, siç eshte komanda e divizionit, si dhe ato çlodhese e rekreative, siç eshte pika turistike e Viroit.Prona eshte e llojit Truall dhe Ndertese, me siperfaqe te pergjithshme te regjistruar 5000M2, nga te cilat 2825M2 jane ndertese.FabrikaNdertesa eshte me lartesi 1kat, e tipit kapanon industrial, realizuar me kolona dhe trare metalik, me mure te betoni ne lartesi deri ne 0.5m kombinuar me llamarine te valezuar. Mbulesa eshte kapriate metalike dhe panele me llamarine te valezuar, me çarje per ndriçim.Ndertesa ka lartesi kati deri ne 8m, te pershtatshme per destinacionin qe ka.Brenda saj ndodhen disa makineri per perpunimin e drurit, qe kane sherbyer dikur, kur prona ka qene ne shfrytezim.Godina e Administrates Ajo eshte e pozicionuar ne veriperendim te truallit, ngjitur me njeren nga portat hyrese ne prone. Eshte ndertim 1-2 kat, me forme te germes “L” ne plan dhe dimensione mesatare te brinjeve 11m x 10m, realizuar .me kolona beton arme mbushur me tulla mbuluar me çati me tjegulla.kjo ndertese eshte e perbere nga dy pjese: - pjesa 1 kat ne te cilen eshte zyra e finances me siperfaqe rreth 26 M2 - pjesa 2 kat ne katin e pare te se ciles eshte ambienti i ekspozites dhe ne katin e dyte zyra e administratorit me siperfaqe rreth 54 M2. Komunikimi me katin e dyte realizohet nepermjet shkallesh metalike te jashme, te pozicionuara ndermjet kesaj ndertese dhe asaj te fabrikes.Rifiniturat e brendshme:Ato te zyrave jane shume te mira, te pershtatshme per destinacionin qe ka prona: dyshemeja eshte e shtruar me pllaka gres, muret jane te suvatuar, dritaret dhe dyert jane duralumin.Furnizimi me uje realizohet nepermjet nje pusi te hapur nga klienti.Furnizimi me energji elektrike realizohet nepermjet nje kabine 6kv te ndertuar edhe kjo nga vete pronari. Disa nga avantazhet e prones jane vendodhje e pershtatshme, ne perputhje me destinacionin qe ka prona;Pozicionim atraktiv, komunikim shume i mire me rruge, dalje direkte ne rrugen nacionale Tepelene - Gjirokaster;Balle i mire me rruge, dukshmeri ne distance;Territor i sistemuar dhe i pajisur me infrastrukture;Organizim funksional, ndertesa bashkohore.Ne kete prone ndodhet edhe nje linje teknologjike per prodhimin e melamines qe shitet dhe per te cilen mirepresim oferta. Per info rreth kesaj linje mund te na kontaktoni. Cmimi i objektit shkon nga 45,000,000 ALL ne 40,000,000 ALL
Prona me nr pasurie 201/27 është me titull pronësie Tokë Kullotë dhe ka një sipërfaqe të regjistruar prej 1,500 m2. Aksesi për në pronë aktualisht realizohet në anën veriperëndimore të saj, nëpërmjet sheshit të lirë dhe rrugës dytësore “Lufto Cani”.
Prona me nr pasurie 201/26 është me titull pronësie Tokë Kullotë dhe ka një sipërfaqe të regjistruar prej 3,500 m2. Prona shtrihet në një terren kodrinor dhe ka një konfiguracion jo të rregullt. Prona shtrihet në një terren kodrinor dhe ka një konfiguracion jo të rregullt. Në anën veriore të pronës ishte realizuar një mur rrethues betonarme që mundësonte edhe parandalimin e rrëshqitjeve të tokës.
Krujë
Okazion: Çmimi për Njësinë 3/1124 - N6 ka ndryshuar nga 6,100,000 All në 6,000,000 All Çmimi për Njësinë 3/1124 - N5 ka ndryshuar nga 7,800,000 All në 7,500,000 All Prona përbëhet nga dy Njësi: Njësia 3/1124-N6 me Sip.210 m2 dhe Njësia 3/1124-N5 me Sip.210 m2.Prona ndodhet ne zonen e qendres se Krujes, ne distance rreth 200m ne veriperendim te godines se Bashkise se qytetit.Ndertesa ku ndodhet prona eshte e vendosur rreth 260m në juglindje të kryqezimit të rrugës "Donika Kastrioti", me rrugën "Skenderbej" (rruga kryesore), e pozicionuar ndermjet rruges "Donika Kastrioti" dhe rruges kryesore te qytetit.Ndertesa ndodhet buze rruges "Donika Kastrioti", ne anen perendimore te saj dhe me komunikim direkt me te.Pronat, përbëjnë pasuritë me nr.3/1124-N6 dhe nr. 3/1124-N5, te llojit Njesi, me siperfaqe te regjistruara perkatesisht 210M2 , te cilat ndodhen ne katin e dyte dhe te trete teknik te nje ndertese 4 kat, ndertuar rreth vitit 2007.
Prona Toke Are, me siperfaqe prej 2,358.0 m², ndodhet ne fshatin Tapize, ne prane rruges kryesore "Tirane-Fushe Kruje", ne rrethin e Krujes.Zona ne te cilen ndodhet toka eshte nje zone rurale e karakterizuar nga siperfaqe te konsiderueshmetokash are, te cilat ne pjesen me te madhe te tyre jane lene djerre.Ndertimet ne zone jane kryesisht shtepi banimi, te vendosura ne qendrat e banuara si dhe objekte industriale dhe komerciale te vendosura kryesisht prane rruges kryesore.Infrastruktura e zones ka nje zhvillim te dukshem, ndersa rruget kryesore jane te sistemuara, te asfaltuara dhe paraqiten ne nje gjendje te mire teknike.Toka are perfaqeson nje siperfaqe toke te lire te punuar dhe te mbjelle me produkte bujqesore te tipit jonxhe.Ajo ka nje konfiguracion thuajse te rregullt gjeometrik dhe relievi ne te cilin zhvillohet toka eshte fushor.
Prona ne fjale është një shtëpi 1-katëshe me truall & arë me sipërfaqe totale arë+ trualli 630 m2, nga kjo truall 200 m2 dhe ndërtesë 1-katëshe mbi të, me sipërfaqe 72 m2, e ndodhur në fshatin Budull, rreth 4.3 km në perëndim të Fushë-Krujës dhe rreth 1.5 km në perëndim të urës së Gjoles.Shtëpia përbëhet nga gjashtë dhoma, një korridor dhe një banjo. Mbi truallin e pronës, jane të ndërtuar edhe tre objekte të tjerë (depo) 1-katëshe, të paregjistruar, perkatesisht 45, 30 dhe 25 m2. Oborri është pjesërisht i shtruar me beton, pjesërisht i gjelbëruar dhe oborri para shtëpisë i shtruar me pllaka dekorative.Prona ka komunikim të mirë me rrugë. Hyrja realizohet nga rruga nacionale Tiranë-Fushë –Krujë. Rrugët kryesore janë të asfaltuara dhe ne kushte të mira.Zona përreth është rurale bujqësore dhe rezidenciale, e cila vitet e fundit është zhvilluar me shtëpi të reja një, dy dhe tre-katëshe.
Sarandë
Prona, me nr pasurie 15/85-B eshte me emertim Bodrum me sip te regjistruar 340 m2 dhe ndodhet ne katin perdhe te nje ndertese 6 kate b/a, ne rrugen Bilal Golemi, e cila del direkt ne rrugen kryesore Skenderbeu, ne qytetin e Sarandes. Ajo ndodhet 70m larg Hotel Butrintit. Prona ka siperfaqe te madhe e cila ne te ardhmen mund te shfrytezohet si magazine/market.Prona ka akses nga rruga sekondare ne pjesen veriore dhe jugore.. Afersia e madhe me pallatet ne krahun perendimoer dhe verior e ben te veshtire hyrjen e makinave te medha, ndaj ne te mund te hyjne vetem makina te vogla per te cilat eshte me i lehte manovrimi. Gjithe siperfaqja e saj eshte e hapur pa mure, e pa mbyllur dhe vetem kollonat e kontruskionit dhe soleta e tavanit te katit te pare. Bodrumi ne kushtet qe eshte kerkon kosto shtese te konsiderueshme per ta vene ne shfrytezim pasi eshte pa mure, e pasuvatuar, e palyer, e pa niveluar pastruar, pa ndricim. Vendodhja e prones eshte shume e mire, ajo ka akses te mire me rruget. Ajo ndodhet ne nje qytet turistik dhe mund te gjeje perdorim si parkim. Zona ka shume fluks ne periudhen e pranveres dhe veres ku dhe levizjet dhe turistet jane me te s
Burrel
Prona është një shtëpi 1-katëshe me truall me sipërfaqje 200 m2 dhe ndërtesë me sip. 72 m2, e ndodhur në Fshatin 31 Korriku, në Burrel, të rrethit Mat.Prona është e rrethuar me mur me blloqe betoni dhe mur guriOborri është është mbjellë me pemë frutore dhe gjelbërim, kurse rrugica nga porta hyrëse deri tek shtëpia është e sistemuar me çakëll. Nga brenda shtëpia përbëhet nga një dhomë ndenje dhe kuzhinë, dy dhoma gjumi, nje tualet, një korridor dhe veranda para saj.Zona përreth është një zonë periferike e qytetit me përdorim kryesisht rezidenciale me shtëpi një katëshe banimi.Prona ka komunikim të mirë me rrugë. Nëpërmjet rrugëve të brendshme të zonës, prona lidhet në perëndim me unazën e qytetit.Cmimi nga 1,060,000 Leke shkon ne 850,000 Leke.
Përmet
Prona perbehet nga te dhenat si me poshte: - Truall 137.5m2- Ndertese 61.75m2 - Nentoka 123.5m2 -Ndertesa eshte nje vile dykateshe e organizuar ne katin e pare me njesi tregtare (dyqane) dhe ne katin e dyte ambjente banimi. Vendodhja buze rruge e prones perben nje avantazh.
Nëpërmjet rrugës dytësore, në një distancë prej rreth 100 m, prona ka akses në rrugën Nacionale “Përmet-Leskovik”, e cila është e shtruar dhe e asfaltuar, me 1 korsi në secilin drejtim, kjo e ben infrastrukturen e prones shume te favorshme.Ajo është Truall me siperfaqe 544 m2 dhe një ndërtesë me siperfaqe 87.88, 2 kateshe e ndërtuar me konstruksion me skelet betonarme, mure ndarës dhe perimetral prej tulle të lehtësuar dhe soletë ndërkati betonarme. Fasada e ndërtesës është e suvatuar dhe e lyer, e ndërthurur me vetrata duralumini.Ndërtesa aktualisht nuk është e vënë në shfrytëzim, por më parë ka funksionuar si Ambjent komercial, Bar-Restorant+Hotel.Kati përdhe i ndërtesës ka një sipërfaqe të matur në terren prej 205 m2 dhe të regjistruar prej 87.88 m2. Ky kat ka destinacion përdorimi si Njësi Shërbimi, Bar-Restorant.Kati i parë i ndërtesës ka një sipërfaqe të matur në terren prej 248 m2. Ky kat ka destinacion përdorimi si Dhoma Hoteli por aktualisht është pa funksion.Veranda është e shtruar me pllaka guri në formën e mozaikëve dhe është e rrethuar me kangjëlla metalike me ngjyrë jeshile.Ndërtesa objekt vlerësimi është e lidhur me rrjetin kryesor të shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rrjetin e kanalizimeve si dhe rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm.
Rrëshen
Apartamenti ndodhet në qytetin e Rrëshenit, rreth 300m larg Stadiumit të qytetit dhe 100m larg nga shkolla ”Pashko Vasa”,Apartamenti ndodhet në katin e pestë të pallatit 5-katësh, është i orientuar nga veriu dhe jugu dhe ka siperfaqe 64.4 m2.Apartamenti është me rifinitura të reja, i rikonstruktuar dhe përbëhet nga ambjenti i ndenjes me aneks, një dhomë gjumi, një ballkon, tualeti, si edhe korridori në hyrje. Rifiniturat e brendshme jane te nje cilësie të mirë.Dyshemeja është shtruar me pllaka gresi dhe njëra dhomë me parket druri ekzistues. Muret anësore dhe tavanet janë të suvatuar dhe të lyer. Muri i aneksit është i veshur pjesërisht me pllaka gresi dhe pjesa tjetër e suvatuar dhe e lyer.Dritaret e apartamentit jane d/a tek xham me ngjyrë të bardhë dhe ballkoni i orientuar nga veriu eshte i mbyllur me vetratë duralumini tek xham, i shtruar me pllaka gresi dhe përdoret si ambient ndihmës . Dera e jashtme kryesore e apartamentit ishte metalike.Zona ku ndodhet apartamenti është një zonë rezidenciale urbane, kryesisht me blloqe pallatesh 5-katëshe të llojit parafabrikat,të viteve ’75-‘80.Apartamenti ka akses të mirë me rrugë, direkt nga bulevardi kryesor.
Peqin
Pronat lokalizohen rreth 170 m në jug të Rrugës Nacionale “Peqin-Elbasan”, rreth 650 m në anën veriperëndimore të Fshatit Cengelaj dhe rreth 740 m në perëndim të Fshatit Lazarej. Infrastrukura e zonës në përgjithësi është e mirë. Rrugët Kryesore të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara. Rruga dytësore që mundëson aksesin e pronave në rrugën nacionale është pjesërisht e trajtuar me materiale inerte. Rruga nacionale “Peqin-Elbasan”, në të cilën prona ka akses nëpërmjet rrugës dytësore, është e shtruar dhe e asfaltuar.Zona ku ndodhen pronat është një zonë periferike me karakter kryesisht industrial, rezidencial dhe bujqësor.Pronat jane te perbera nga dy ndertesa dhe trualle:1. Prona e pare ka një sipërfaqe të regjistruar të truallit prej 675 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi prej 675 m2. Ajo eshte një ndërtesë 2 kt e ndërtuar me konstruksion mbajtës me mure tulle 38 cm dhe soletë ndërkati betonarme.Kati perdhe përbëhet nga 1 Korridor ku është pozicionuar kafazi i shkallëve, 2 Ambjente Magazinimi, 1 Ambjent Shërbimi dhe 1 Depo.Një pjesë e Ambjentit të Magazinimit Nr 2 aktualisht është përshtatur për funksionimin si Mulli për bluarjen e grurit dhe misrit. Ndërsa Ambejnti i Shërbimit aktualisht shërben si pikë tregtimi të produkteve të brumit (Bukë).Kati i pare përbëhet nga 2 Ambjente Magazinimi dhe 1 Korridor ku është pozicionuar kafazi i shkallëve2. Prona e dyte ka një sipërfaqe të regjistruar të truallit prej 308 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi prej 130 m2.Ajo eshte një ndërtesë 5 kt+Bodrum, e ndërtuar me konstruksion me skelet betonarme, mure perimetral dhe ndarës tulle dhe soleta ndërkati betonarme.Ndertesa 5kt+bodrum ne cdo kat të saj përbëhet nga 1 Ambjent dhe kafazi i shkallëve që mundëson ngjitjen në katin pasardhës. Secili nga kat ka një funksion specifik referuar destinacionit të përdorimit të pronës si Fabrikë Mielli.Në të gjithë ndërtesën janë të montuar makineri të ndryshme, të cilat rezultojne se janë pjesë e strukturës së ndërtesës dhe janë të pacmontueshme.Trualli në pjesën më të madhe të tij është i zënë nga ndërtesa e ndërtuar mbi të dhe është i rrethuar me mure me blloqe betoni në anën perëndimore të tij dhe veriore të tij, ndërsa në anën jugore dhe lindore kufizohet nga ndërtesat.Zona ka një mbulim të saj me rrjetin e shpërndarjes së Energjisë elektrike apo rrjetin e shpërndarjes së ujit. 182/92 / Sip.Tr.675 m2, Sip.Nd. 675 m2 / Cmimi: nga 9,000,000 All shkon ne 6,800,000 All 182/101 / Sip.Tr.308 m2, Sip.Nd.130 m2 / Cmimi: 11,000,000 All shkon ne 8,000,000 All
Bilisht
Prona ndodhet rreth 800 m në anën veriperëndimore qendrës së banuar të Fshatit Cangonj. Ajo është një ndërtesë 1 kateshe e ndërtuar me konstruksion me skelet betonarme, mure ndarës dhe perimetral prej tulle të lehtësuar dhe soletë ndërkati betonarme. Fasada e ndërtesës është e suvatuar dhe e lyer.Ndërtesa ka funksionuar si Ambjent komercial.Një pjesë e truallit përreth ndërtesës është i shtruar me pllaka betoni me element të thjeshtë dekorativ ndersa pjesa tjeter eshte i mbuluar me gjelberim. Aksesi në pronë, realizohet në anën veriperëndimore të truallit nëpërmjet rrugës nacionale “Korcë-Bilisht”, e cila është e shtruar dhe e asfaltuar. Cmimi nga 3,000,000 Leke shkon ne 2,700,000 Leke
Vorë
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 38,600,000 All në 30,000,000 All Prona ne fjale perbehet nga Truall dhe Ndertese. Prona ndodhet ne nje zone me reliev fushor, me akses te drejtperdrejte ne anen lindore te saj me Autostraden Tirane-Durres. Rrethimi i prones ne kufirin perendimor dhe jugor eshte me mur blloqe betoni me lartesi rreth 1.5 m, ndersa ne anen veriore dhe lindore me mur beton arme 1.0 m lartesi.Hyrja ne prone realizohet ne kufirin jug-lindor te saj. Mbi truall eshte ndertuar nje objekt 2 kate me sip.gjurme = 44.23 m2 (i cili eshte prishur se fundmi por nuk eshte hequr akoma nga dokumenti i pronesise). Zona ne te cilen ndodhet prona ka karakter kryesisht industrial dhe komercial.Ndertimet e zones jane kryesisht ndertesa me karakter industrial, komercial dhe tregtare si te tipit: kapanone dhe magazina industriale 1-2 kat, si dhe disa shtepi banimi.Infrastruktura rrugore eshte ne gjendje te mire teknike.
Koplik
Prona perbehet nga Truall + Ndertese banimi 1 kat dhe ndodhet ne fshatin Dober, te rrethit Malesi e Madhe.Prona pozicionohet ne anen perendimore te rruges nacionale Shkoder - Koplik , ne nje largesi prej rreth 1.3 km nga rrethrrotullimi i Hani te Hotit.Trualli dhe ndertesa e banimit ndodhet ne nje zone rurale me reliev fushor. Zona perreth prones perfaqeson qendren e fshatit Dober. Zona perreth prones karakterizohet nga shtepi banimi kryesisht 1-2 kateshe.Prona ka siperfaqe totale truall 200.0 m2 dhe siperfaqe ndertimi 130.0 m2.Ambienti i brendshem i nderteses perbehet nga veranda e jashtme dhe ambientet e brendshme si dhoma e ndenjes, sallon ndenje+kuzhina, dy dhoma gjumi dhe tualeti me siperfaqe totale 130.0 m². Ndertesa 1 kateshe eshte ndertuar para viteve 90',e rikonstruktuar dhjete vitet e fundit me punime cilesore. Rruga kryesore e fshatit Dober, nga e cila realizohet dhe aksesi ne prone eshte e asfaltuar dhe e sistemuar Cmimi shkon ne 1,200,000 Leke
Prona Toke Are me siperfaqe 11,000 m² ndodhet ne fshatin Omaraj, ne Malesine e Madhe.Toka ka konfiguracion ne forme drejtkendeshi me orientim nga lindja ne perendim.Kullimi i ujerave siperfaqesore realizohet me ane te kanaleve kullues te pozicionuar prane tokes.Zona ku ndodhet toka paraqitet pjeserisht e pajisur me infrastrukturen rrugore te nevojshme.Rruga nacionale "Shkoder-Koplik" eshte e asfaltuar. Rruga "Muhamet Hajdari" 120 m ne veri te prones eshte e trajtuar me shtresa cakulli.
Shëngjin
Apatamenti ka nje siperfaqe prej 60.72 m2 dhe ndodhet ne katin e 7-e teknik ne nje godine 8 kateshe ne bregdetin e Shengjinit. Apartamenti perbehet nga nje dhome ndenje me kend gatimi, nje dhopme gjumi, nje tualet dhe nje ballkon.
Okazion: Çmimi për këtë njësi ka ndryshuar nga 6,300,000 ALL në 6,100,000 ALL Kompleksi ku bejne pjese pasurite qe vleresohen ka komunikim te menjëhershem me trotuarin e zgjatimit te bulevardit kryesor te qytetit. Nepermjet ketij te fundit realizohet lidhja me zonat perreth.Gjithashtu, nepermjet rrugicave te kalimit ndermjet ndertesave, realizohet lidhja me plazhin.Hyrja per automjetet ne teritorin e rrethuar te kompleksit realizohet nga kendi veriperendimor, ndersa per njerezit jane lene hyrje edhe nga jugu e lindja. Njesia me Nr. 417
Okazion: Çmimi për këtë njësi ndryshon nga 5,700,000 All në 5,600,000 All Zona përreth përbën nje zone rezidenciale/plazhi, me infrastrukture te mire rrugore; me rruge dhe sheshe te brendshme te sistemuara.Blloku i pallateve ku ben pjese prona eshte me dendesi urbane relativisht te larte.Zona pershkohet nga rruga hyrese per ne qytetin e Shengjinit.Te gjitha rruget me te cilat lidhet prona jane te sistemuara dhe te shtruara me asfalt.Bulevardi paraqitet ne gjendje shume te mire funksionale; territori perresh ndertesave eshte i shtruar me pllaka dekorative, eshte i rrethuar me mur te ulet betoni kombinuar me kangjella metalike, si dhe ka gjelberim e peme. Vertetim 416
Rubik
Okazion: Çmimi për këtë pasuri ka ndryshuar nga 5,513,000 All në 4,400,000All Prona eshte e llojit truall+ndërtesë ndodhet në Rubik të qytetit të Mirditës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 5,000 m2 (Truall) dhe sipërfaqja ndërtimit është 328.5 m2.Ndërtesa 1-2 kt e ndërtuar me konstruksion mbajtës me skelet betonarme, mure tulle dhe mbulesë me kapriatë druri dhe cati me tjegulla të kuqe. Fasada e seksionit 1 kt është e realizuar pjesërisht me pllaka dekorative imitim guri dhe pjesa tjetër me vetrata xhami masiv me ngjyrë kafe ndërsa fasada në anën perëndimore është pjesërisht e suvatur dhe e lyer me bojë më ngjyrë të bardhë.Fasada e seksionit 2 kt është e suvatuar dhe e lyer me bojë më ngjyrë të bardhë.Dyert e jashtme hyrëse janë prej druri. Dritaret janë prej duralumini ose me kasë të vjetër druri. Trualli në anën lindore të tij është pjesërisht i zënë nga ndërtesa dhe pjesa tjetër është truall i lirë, nuk është i rrethuar dhe nuk ka kufizime fizike nga trojet kufitare. Infrastruktura e zonës është në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtur. Rrugët kryesore dhe dytësore të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara. Rruga nacionale “Rubik-Rrëshen”, në të cilën prona ka akses të drejtëperdrejtë është e shtruar dhe e asfaltuar. Nëpërmjet saj prona lidhet me rrugën e Kombit e cila është e shtruar dhe asfaltuar dhe është një ndër rrugët kryesore të zonës së veriut.
Fushë Arrëz
Pasuria është e llojit ”Njësi”, me numër pasurie 1/87-N1, me sipërfaqe 60 m2,zone kadastrale ZK 1656 me adresë Fushë-Arrës. Ndodhet në katin përdhe të një godine 4-katëshe. Në ambient është vendosur bankomat (ATM) i Raiffeisen Bank. Cdo punim ndertimor,punime ne rrjetin hidraulik,elektrik dhe cdo punimi tjeter duhet te realizohen nga Qiramarresi ,me lejen paraprake te Qiradhenesit. Zona ku ndodhet prona është një zonë qendrore e qytetit të Fushë-Arrësit me karakter kryesisht rezidencial dhe komercial. \ Çmimi i qirasë mujore: 18,000 Lek. Për informacione dhe udhëzime të mëtejshme në lidhje me pronën/pronat e interesuar mund të kontaktoni: Adresa email: prona@raiffeisen.al Nr. Kontakti: 0693469110