Prona në shitje
Zbuloni të gjitha pronat në dispozicion nga Raiffeisen Bank. Për çdo pyetje apo paqartesi për pronat e shfaqura në këtë hapësirë mund të na kontaktoni në numrat e telefonit: +355 4 2381090 Ext: 1291; Mob: +355698040444 ose na shkruani në adresën tonë elektronike prona@raiffeisen.al Të gjitha shpenzimet dhe taksat në lidhje me shitblerjen e pronave dhe detyrimet e prapambetura për çdo pronë (nëse ka) janë në ngarkim të blerësit.
Tiranë
Durrës
Shkodër
Elbasan
Vlorë
Korçë
Fier
Berat
Lushnje
Pogradec
Kavajë
Lezhë
Gjirokastër
Krujë
Sarandë
Burrel
Përmet
Prona perbehet nga te dhenat si me poshte: - Truall 137.5m2- Ndertese 61.75m2 - Nentoka 123.5m2 -Ndertesa eshte nje vile dykateshe e organizuar ne katin e pare me njesi tregtare (dyqane) dhe ne katin e dyte ambjente banimi. Vendodhja buze rruge e prones perben nje avantazh.
Nëpërmjet rrugës dytësore, në një distancë prej rreth 100 m, prona ka akses në rrugën Nacionale “Përmet-Leskovik”, e cila është e shtruar dhe e asfaltuar, me 1 korsi në secilin drejtim, kjo e ben infrastrukturen e prones shume te favorshme.Ajo është Truall me siperfaqe 544 m2 dhe një ndërtesë me siperfaqe 87.88, 2 kateshe e ndërtuar me konstruksion me skelet betonarme, mure ndarës dhe perimetral prej tulle të lehtësuar dhe soletë ndërkati betonarme. Fasada e ndërtesës është e suvatuar dhe e lyer, e ndërthurur me vetrata duralumini.Ndërtesa aktualisht nuk është e vënë në shfrytëzim, por më parë ka funksionuar si Ambjent komercial, Bar-Restorant+Hotel.Kati përdhe i ndërtesës ka një sipërfaqe të matur në terren prej 205 m2 dhe të regjistruar prej 87.88 m2. Ky kat ka destinacion përdorimi si Njësi Shërbimi, Bar-Restorant.Kati i parë i ndërtesës ka një sipërfaqe të matur në terren prej 248 m2. Ky kat ka destinacion përdorimi si Dhoma Hoteli por aktualisht është pa funksion.Veranda është e shtruar me pllaka guri në formën e mozaikëve dhe është e rrethuar me kangjëlla metalike me ngjyrë jeshile.Ndërtesa objekt vlerësimi është e lidhur me rrjetin kryesor të shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rrjetin e kanalizimeve si dhe rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm.