Prona në shitje
Zbuloni të gjitha pronat në dispozicion nga Raiffeisen Bank. Për çdo pyetje apo paqartesi për pronat e shfaqura në këtë hapësirë mund të na kontaktoni në numrat e telefonit: +355 4 2381090 Ext: 1291; Mob: +355698040444 ose na shkruani në adresën tonë elektronike prona@raiffeisen.al Të gjitha shpenzimet dhe taksat në lidhje me shitblerjen e pronave dhe detyrimet e prapambetura për çdo pronë (nëse ka) janë në ngarkim të blerësit.
Tiranë
Durrës
asuria ëshë e llojit ”Njësi”,që përbehet nga pasuritë me nr. 20/102-N2 dhe 20/101-N2 me sipërfaqe totale 160 m2,zone kadastrale ZK 8512 me adresë Rr. ”Aleksander Goga”,Durrës. Pasuria ndodhet në katin përdhe të një godine 3-katëshe.Zona përreth është zonë qëndrore kryesisht rezidenciale dhe komerciale. Prona ka komunikim të mirë me rrugë kryesore të qytetit. Punimet ndertimore, hidraulike, elektrike dhe cdo lloj tjeter punimi do të realizohet nga Qiramarres, me lejen paraprake te Qiradhenesit. Cmimi i qirasë mujore(neto): 160,000 Lek. Ofertës duhet të bashkëlidhet : Letër Njoftimi/ Lloji I Biznesit/Ekstrakt QKR (individ/kompani)/numer kontakti & adresë maili. Për informacione dhe udhëzime të mëtejshme në lidhje me pronën mund të kontaktoni: Adresa email: prona@raiffeisen.al Nr. Kontakti: 0693469110
Prona eshte “Apartament” me numer pasurie 1/973+1-9 i cili ndodhet në katin e tretë teknik/ banim të një pallati 8 katesh + papafingo, shkalla 1, apartamenti nr. 9 që ndodhet në rrugën “M. Muco” (aktualisht rruga “Teodor Rupi”) të qytetit të Durrësit. Apartamenti përbëhet nga 1 korridor, 1 ambient ndenje+1 ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon i orientuar në anën lindore të pronës. Zona ku ndodhet prona është një zonë e qytetit të Durrësit me karakter kryesisht rezidencial dhe komercial. Ndërtesat janë kryesisht pallate të reja shumëkatëshe të ndërtuara vitet e fundit si dhe pallate të vjetër 4-6 katëshe, me katet përdhe dhe katet e para të përdorura si ambiente shërbimi dhe tregëtimi, ndërsa katate e tjera si ambiente banimi. Në këtë zonë lokalizohen edhe ndërtesa me intensitet të ulët katesh 1-3 kate të cilat janë me përdorim si ambiente banimi. Në afërsi të pronës ndodhet Spitali Rajonal, Shkolla ''Naim Frashëri'', Stadiumi ''Niko Dovana'', Shkolla ''Qemal Mici'', etj.
Cmimi nga 800,000 Leke shkon ne 640,000 Leke Prona eshte e tipi Are me siperfaqe 3,750 m² aktualisht nuk përdoret as për aktivitet biznesi, as si Truall për ndërtim por është lënë në gjendje t ë lirë. Prona aktualisht është e mbuluar nga bimësi barishtore.Prona ka një formë të rregullt planimetrike dhe ka të njëjtën kuotë me rrugën dytësore, e rrafshët në të gjithë sipërfaqen e saj. Prona ndodhet në një terren fushor.E gjithë sipërfaqja e pronës është e lirë nga ndërtimet apo nga shtyllat e tensionit të lartë.Zona në të cilën ndodhet prona është një zonë e cila mbulohet nga transporti privat i Fshatit Sallmane, Sukth. Gjithashtu zona ka një mbulim të saj me rrjetin e shpërndarjes së Energjisë elektrike apo rrjetin e shpërndarjes së ujit.Ajo është një zonë me karakter rural, rezidencial dhe komercial-industrial dhe ka kryesisht toka bujqësore apo shtëpi banimi të cilat janë të distancuara nga rruga automobilisike. Si dhe objekte komerciale të ndërtuara sidomos vitet e fundit buzë rrugës nacionale. Prona eshte e rrethuar me toka bujqësore, të cilat jane të punuara ose jo. Në këtë drejtim, cilësia e zonës për qëllimin e planifikuar të prones si Toke Arë është e mirë dhe e favorshme.
Shkodër
Elbasan
Vlorë
Korçë
Pronat në shitje janë 3, përkatësisht; 1. Pasuria 129/7 me titull “Are + truall + ndërtesë” (siperfaqe totale 1860 m², siperfaqe trualli 400 m² dhe siperfaqe njolle ndërtimore prej 78 m²), 2. Pasuria 130/21 me titulll “Truall” me siperfaqe të regjistruar 2240 m² 3. Pasuria 130/157 me titull “Ndërtesë” me sipërfaqe të regjistruar prej 60 m². Këto prona shiten vetëm së bashku dhe çmimi total i tyre nga 11,200,000 Lekë ka shkuar në 9,340,000 Lekë
Cmimi shkon nga 800,000 Leke ne 640,000 Leke Toka pozicionohet rreth 1 km ne anen perendimore te kryqezimit te rruges nacionale "Pogradec -Korçe" me rrugen hyrese te fshatit Pirg, e cila mundeson aksesin ne token are ne anen perendimore te saj. Rruga paraqitet e asfaltuar dhe ne gjendje te mire teknike..Toka are ka qene e mbjelle me miser, prodhim i cili ishte mbledhur dhe toka mund te punohej e te mbillej serish sezonin tjeter.
EL Cmimi per kete prone shkon nga 2,500,000 Leke ne 1,760,000 Leke Prona ndodhet ne largesi rreth 2.1 km ne perendim te kryqezimit te rruges Bilisht - Korce me rrugen Bilisht - Baban. Akses i mundshem dhe i lehte. Ndertesa perbehet nga nje ambjent kryesor dhe nje ambjent ndihmes dhe me pare eshte perdorur si njesi tregtare.