Praktikat studentore
Jeni student dhe gati për të filluar karrierën në bankë apo ne fintech? Ndaloni këtu! Raiffeisen Bank Shqipëri ju ofron mundësi të shkëlqyera praktike të përshtatura për interesat tuaja.
DSA Program: Për studentët me profile ekonomi financë, marketing, menaxhim biznesi
Nëse keni pasion për ekonominë dhe financën, Programi ynë DSA (Programi i Shitjeve Direkte) është zgjedhja e duhur për ju. Fitoni përvojë të çmuar, lidhuni me profesionistë të fushës dhe njihuni me bankën, duke zhvilluar aftësitë tuaja dhe duke projektuar të ardhmen tuaj në një bankë të standardeve ndërkombëtare. Studentët mund ta fillojnë praktiken DSA nga viti i dytë i programit bachelor dhe / ose master.
Key Academy (për studentët me profile teknike)
Për studentët entuziast të teknologjisë, praktika mësimiore e dedikuar për studentët e profileve teknike, KEY (Njohuria të Fuqizon) ACADEMY është destinacioni juaj. E projektuar ekskluzivisht për ata që janë të pasionuar për teknologjinë, do të keni mundësinë të eksploroni tema të kohës së sotme si design thinking, web development, inovacioni digjital, cloud engineering, siguria e informacionit, data engineering, data analytics duke mësuar në një mjedis dinamik. Key Academy është konceptuar si një program 2 mujor, gjatë të cilit punonjësit tanë do mentorojnë studentët. Studentët mund ta fillojnë praktikën e tyre nga viti i tretë i programit të tyre bachelor dhe / ose master. Programi është fleksibël dhe ju lejon të menaxhoni orarin tuaj të klasave dhe praktikën në zyrat tona.