Skip to main content

Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës në Raiffeisen Bank gjatë vitit 2020

Raiffeisen Bank në Shqipëri e konsideron shumë të rëndësishme Përgjegjësinë Sociale të Korporatës dhe si e tillë mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve të komunitetit në Shqipëri.Në këtë kuadër, angazhimi ynë është i fokusuar në projekte me karakter social, shëndetësor, edukativ, mjedisor dhe kulturor, për të përmirësuar jetën e komunitetit, pjesë e të cilit jemi.Ju njohim me disa nga projektet e mbështetura së fundmi nga Raiffeisen Bank Shqipëri:Raiffeisen mbolli 250 pemë në aksin rrugor Kombinat-Vaqarr në mbështetje të projektit të Bashkisë Tiranë për shtimin e hapësirave të gjelbër-ta në kryeqytet. Raiffeisen mbetet e përkushtuar ndaj Përgjegjësisë Sociale të Korporatës duke kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve sociale dhe mjedisore në Shqipëri.Prej më shumë se 11 vitesh Raiffeisen jep kontributin e vazhdueshëm në çështjet mjedisore dhe veçanërisht në pastrimin e zonave bregdetare. Edhe këtë vit në bashkëpunim me Forumin e Mendimit të Lirë u ndërmorën 4 aksione për pastrimin e Plazhit të Spillesë, të Tales, atë të Zvernecit dhe të plazhit në Gjirin e Lalësit.  Një kontribut të veçantë në këto aksione si çdo vit dha edhe stafi i bankës.Raiffeisen i  dhuroi Spitalit Rajonal Durrës disa pajisje mbrojtëse si maska, veshje speciale dhe syze mbrojtës duke iu gjendur pranë bluzave të bardha të  këtij spitali për t’jua bërë sa më të sigurt punën në këto ditë të vështira.Një vëmendje të posaçme Raiffeisen ia ka kushtuar të moshuarve të cilët jetojnë të vetmuar apo në vështirësi ekonomike duke dhuruar 350 pakove me ushqime. Sot më shumë se kurrë shprehim mbështetjen tonë për moshat e treta, të cilët kanë më shumë nevojë se kushdo tjetër për përkrahje. Solidariteti në kohë të vështira është shpresë për të ardhmen!Raiffeisen mundësoi pajisjen e zyrave të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët me pajisje kompjuterike duke i ardhur ne ndihme stafit të këtij institucioni kërkimor, i cili ka në fokus kryerjen e studimeve dhe publikimeve për komunitetin arbëresh.Me rastin e 20 Majit, ditës Kombëtare të fëmijëve jetim, Raiffeisen mundësoi organizimin e shfaqjes me kukulla “Bilbili dhe Trendafili”, duke e bërë sa më festive këtë ditë për fëmijët e Shtëpisë se fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Kjo shfaqe u mbajt në vazhdim edhe në disa shtëpi fëmijësh dhe qendra sociale në të gjithë Shqipërinë.Raiffeisen mbështet Teatrin Kombëtar në kalendarin artistik të vitit, shfaqet on line të projektit “The show must go on” si dhe produksionin artistik dedikuar të rinjve "TK RIN ART ON". Raiffeisen jep një kontribut të vazhdueshme në mbështetje të artit dhe kulturës në vend me projekte që gjallërojnë jetën artistike dhe kulturore të komunitetit.Raiffeisen mbështet kalendarin artistik të Teatrit të Kukullave duke bërë të mundur argëtimin dhe edukimin e brezave te rinj nëpërmjet artit.