Intervistë zj.Ida Shehu, Drejtore e Përgjithshme e Raiffeisen Leasing Sh.a., për “Revistën Monitor”
Zj. Ida ShehuDrejtore e Përgjithshme Raiffeisen Leasing Sh.a. Pandemia e COVID-19 preku pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Si e ka ndikuar tregun e qirasë financiare?Si të gjithë sektorët e ekonomisë edhe tregu i qirasë financiare u ndikua shumë nga pandemia e Covid-19. Ky treg është i lidhur ngushtë me mjetet në lëvizje, kështu që vetë kufizimi i lëvizjes si për transportin privat dhe atë publik e çoi kërkesën në nivele minimale.Si është interesi i individëve dhe bizneseve tani me rihapjen që nisi nga qershori?Sigurisht që me rihapjen edhe kërkesa është shtuar, por këtë e shohim më tepër të reflektuar në kërkesat nga individë që i përkasin sektorit të vetëpunësimit apo disa biznese që po vazhdojnë me planet e tyre të investimit të nisura përpara fillimit të pandemisë.Me tepër se gjysma e kërkesave na ka ardhur nga klientë ekzistues. Kërkesat kanë qenë domethënëse edhe për mjete dhe makineri të linjave të prodhimit industrial ku Raiffeisen Leasing ka ekspertize tregu dhe pozicion dominues.Si e prisni në përgjithësi vitin 2020 duke pasur parasysh pasigurinë dhe paqartësinë që ekziston mbi pandeminë? Viti 2020, padyshim që do të jetë unike për vetë natyrën e kësaj situatë që po kalon e gjithë bota. Sigurisht që do të ketë një rënie të konsiderueshme të kërkesës, sidomos në tregun e Makina me Qira, që është i lidhur ngushtësisht me sektorin e turizmit në Shqipëri. Ne do të jemi tërësisht të përkushtuar në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit afatgjatë me klientët dhe koncesionarët tanë̈ dhe do të vazhdojmë̈ në mënyrë̈ aktive t’ju përgjigjemi nevojave të tyre me larminë e produkteve dhe shërbimeve tona. Kjo falë edhe mbështetjes nga Grupi Raiffeisen me një baze të forte kapitali.Nga sektorët, transporti ishte ndër më të goditurit. Si është reflektuar kjo sa i takon rinovimit të flotave? Po ndërtimi si ka qenë në kërkesë duke qenë se ka vijuar?Në sektorin e transportit privat theksin do ta vija sidomos në sektorin e Dhënies së Makinave me Qira që për mendimin tim është nga më të goditurit. Ky treg zë një pjesë të konsiderueshme të shitjes së makinave të reja. Dhe për momentin kërkesa nga këta operatorë është shumë e ulët, ku konsiston më tepër në disa kontrata me numër të vogël mjetesh. Përsa i përket sektorit të ndërtimit kemi patur kërkesa, të cilat janë të lidhura me planet e investimit të klientëve që kanë filluar përpara Covid-19.Si ka qenë shuma mesatare e kërkuar për financim në rritje apo në ulje në raport me një vit më parë?Të bësh një krahasim me vitin e kaluar nuk do të ishte shumë e saktë. Viti 2019 ka qenë viti me i suksesshëm për Raiffeisen Leasing që nga fillimi I aktivitetit të tij, kështu që një krahasim me një vit që është mbizotëruar nga një pandemi në nivele globale nuk do të ishte shumë i drejtë. Por, viti 2019 është mbyllur frytshëm ku Raiffeisen Leasing ka mbajtur pozicionin lider me rreth 40% të tregut.Ka me shume kërkesë për pajisje të përdorura apo për të reja?Për ne kërkesa ka qenë kryesisht për mjete të reja. Por ja vlen të përmendet që edhe mjetet e përdorura janë pjesë e portofolit tonë me disa kushte vjetërsie dhe amortizimi.A ka ndikuar situata e pandemisë në vështirësi pagese nga palët përfituese dhe si është zgjidhur kjo duke pasur parasysh fleksibilitetin që ekziston?Patjetër që ka pasur, por duke marr parasysh 2 Moratoriumet dhe ne kemi patur një periudhë intensive bashkëdiskutimi me klientët tanë në mënyrë që të gjejmë rrugët me efektive të mundshme që të jetë përfituese për vazhdimin e aktivitetit si për ta po ashtu edhe për ne. Janë miratuar pothuajse të gjitha kërkesat për shtyrje të pagesës së kësteve të qirasë financiare, si për individë si për biznese në vështirësi. Rezultati është inkurajues për ecjen përpara dhe dalëngadalë do i rikthehemi normalitetit.