Skip to main content

Banka Raiffeisen gjendet më pranë klientëve të saj

Raiffeisen Bank në bashkëpunim me Postën Shqiptare shton numrin e zyrave postare ku mund të depozitohet cashPas finalizimit me sukses të fazës së parë të projektit pilot në 9 zyra postare, tashmë shërbimi i ofruar nga Posta Shqiptare për klientët e Raiffeisen Bank, për depozitimet cash është shtuar edhe me 21 zyra postare të reja, duke e çuar në 30 në total numrin e zyrave që e ofrojnë këtë shërbim.Tashmë, klientëve të Raiffeisen Bank u ofrohet mundësia për të kryer transaksione për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës apo në llogaritë e personave të tretë (individë dhe biznese të vogla), nëpërmjet zyrave të Postës Shqiptare, në zonat e poshtëshënuara të pa mbuluara më parë nga rrjeti i saj i degëve.Raiffeisen Bank vlerëson se kjo është një vlerë e shtuar për klientët e bankës dhe do të zgjidhë edhe kërkesat e vazhdueshme të komuniteteve, të cilat kërkojnë prezencën e një dege banke në zonën e tyre.Të gjithë klientët e rinj të cilët nuk kanë një llogari bankare, mund të paraqiten pranë degëve tona për hapjen e një llogarie bankare në mënyrë që në vazhdim të mund të shërbehen pranë zyrave postare në zonat e tyre. Ndërkohë, hapja e llogarive bankare mundëson edhe përdorimin e platformës digjitale “Raiffeisen ON”, nëpërmjet së cilës mund të kryhen edhe veprime të tjera bankare, si pagesa, transferta, etj.Limitet e transaksioneve janë deri në vlerën <=999,999 lekë dhe ekuivalenti në Euro. Monedhat në të cilat kryhen veprimet janë Lekë dhe Euro.Lista e zyrave postare është si më poshtë:Zyra Postare Qendër MemaliajZyra Postare KëlcyrëZyra Postare PoliçanZyra Postare Fushë-ArrëzZyra Postare ShëngjinZyra Postare RrogozhinëZyra Postare Qendër MaliqZyra Postare BelshZyra Postare DelvinëZyra Postare SelenicëZyra Postare OrikumZyra Postare Plazh (Durrës)Zyra Postare SukthZyra Postare VoskopojëZyra Postare LeskovikZyra Postare KsamilZyra Postare KonispolZyra Postare FiniqZyra Postare LibohovëZyra Postare LevanZyra Postare PezëZyra Postare PrezëZyra Postare VorëZyra Postare PetrelëZyra Postare NdroqZyra Postare Vau DejësZyra Postare BushatZyra Postare RubikZyra Postare MilotZyra Postare Fierzë