Skip to main content

APPLY NOW: “Elevator Lab” launches third round of international search for fintechs

Vjenë,Nga sot,24 Prill deri më 26 Maj, fintechs nga e gjithë bota mund të aplikojnë për raundin e tretë të "Elevator Lab", programin e partneritetit të fintechve te Raiffeisen Bank International (RBI). Përveç shtatë temave nga sektori bankar, për herë të parë do të ketë një fushë kërkimi të përbashkët me një kompani nga ekonomia reale. Së bashku me Grupin Kapsch, RBI po kërkon fintechs për të zhvilluar zgjidhje inovative në transaksionet e pagesave dhe përpunimin e transaksioneve për shërbimet lëvizese (mobility service). "Së bashku me partnerë të fuqishëm, ne duam të fillojmë projekte risi të ndërlidhura në të cilat zgjidhjet e fintech mund të krijojnë vlerë reale të shtuar për përvojën e klientit. Jam veçanërisht i kënaqur që një udhëheqës i tillë i njohur teknologjik dhe lojtar global si Kapsch Group merr pjesë në programin tonë, "tha Maximilian Schausberger, Drejtor i Partneriteteve Fintech në RBI.Përveç kësaj, dhjetë bankat e rrjetit të RBI-së në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE) mbështesin programin e gjerë të grupit me iniciativat e tyre "Elevator Lab Challenges" dhe "Elevator Lab Bootcamps". Kjo mbështet fintechet lokale në ekosistemet fintech në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Rumani, Rusi, Serbi dhe Sllovaki. Shpërndarja e programit Elevator Lab e bën atë rrjetin më të madh të fintechve në rajonin e EQL.Fituesit e "Elevator Lab Challenges" do të marrin një “wild card” për gjysmëfinalen e programit të partneritetit në të gjithë grupin fintech dhe për këtë arsye kanë mundësinë për të arritur finalen në Vjenë në Shtator 2019. "Elevator Lab Bootcamps" –synojnë fintechet e rinj të cilët janë një risi në raundin e këtij viti të Elevator Lab. Bankat e rrjetit janë duke iu përgjigjur nevojës për të mbështetur themeluesit që nga fillimi dhe për të identifikuar mundësitë e biznesit në industrinë bankare.Një përshkrim i hollësishëm i Elevator Lab duke përfshirë fushat e kërkimit dhe afatet e aplikimit mund të gjenden në www.elevator-lab.com.Rreth RBI-sëRaiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.Rreth më shumë se 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.1 milion klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ,ose
Christof Danz (+43-1-71707-1930, christof.danz@rbinternational.com )
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com