Skip to main content

NDIHMË DHE SUPORT: Ne ofrojmë sigurinë maksimale për kartat e tua, ti kujdesu për ato.

Siguria e kartave

Raiffeisen Bank është e përkushtuar për të rritur sigurinë e përdorimit të kartave tuaja. Gjithsesi mbrojtja e plotë është e pamundur pa pjesëmarrjen dhe respektimin e disa rregullave nga ana juaj . 

  • Sapo të merrni në dorëzim kartën nënshkruani menjëherë në pjesën e pasme të saj për të zvogëluar riskun e përdorimit të kartës pa lejen tuaj në rast humbjeje të kartës.
  • Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta dhe mos ja jepni askujt ato.
  • Asnjëherë mos e mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend.
  • Krijo PIN të sigurt dhe ndryshojeni atë sa më shpesh të jetë e mundur. Mos përdorni kode të cilat mund të gjenden lehtësisht nga mashtruesit (psh, 1111, 1234, etj).
  • Mbani numrin e telefonit dhe adresën e bankës në mënyrë që të raportoni menjëherë humbjen e kartave apo veprimet mashtruese.
  • Copëtoni ose prisni kartat e vjetra në vendin e numrit/chipit përpara se t’i hidhni.
  • Kontrolloni rregullisht aktivitetin financiar të secilës prej llogarive tuaja bankare.
  • Njoftoni bankën kur ndryshoni adresë ose të dhënat personale.
  • Raportoni menjëherë çdo transaksion të dyshimtë duke telefonuar bankën.
  • Kini vëmendjen te karta gjatë një transaksioni POS (ne dyqane, restorant, etj.) dhe merreni atë menjëherë sapo transaksioni të përfundojë.
  • Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta (makinë, punë etj.).
  • Mos ja lini askujt kartat tuaja. Në rast se dyshoni se PIN-i juaj njihet nga persona të paautorizuar njoftoni menjëherë Bankën ose ndryshojeni menjëherë ate.

Zvogëloni rrezikun në ATM.

Përdorimi i kartës në bankomat është një mënyrë komode dhe e thjeshtë për të marrë paratë. Sigurohuni që e bëni në mënyrën e duhur.

  • Para përdorimit të ATM, kontrolloni për prani të ndonjë pajisje të huaj, të vendosur mbi tastierën e ATM apo mbi lexuesin e kartës. Në rast se keni dyshime, mos e përdorni ATM-në dhe informoni menjëherë Bankën në numrat e kontaktit.
  • Ruani PIN-in tuaj nga të tjerët, ndërkohë që e vendosni në ATM.
  • Në rast se dyshoni se PIN-i juaj mund të jetë kompromentuar, njoftoni menjëherë Bankën dhe ndryshoni sa më shpejt PIN në ATM më të afërt.
  • Kur përdorni një bankomat të vendosur në hyrje të degës (në zonën e vetshërbimit që aksesohet me kartë) shmangni hyrjen me persona të panjohur.
  • Jini të kujdesshëm nëse dikush ofrohet t’ju ndihmojë ose udhëzojë dhe mos lejoni ndërhyrje gjatë kryerjes së transaksionit tuaj.
  • Nëse karta juaj mbahet nga ATM, telefononi Bankën ose paraqituni në degën më të afërt. 
  • Sigurohuni që po përdorni një website të sigurt përpara se të kryeni pagesa përmes Internetit.
  • Kontrolloni për një ikonë dryni në “status bar” të web-browser-it tuaj apo per “https/...” në adresën e faqes web ku po kryeni blerjen. Këto detaje tregojnë se website përdor teknologji enkriptimi kur transmeton të dhëna personale.
  • Asnjëherë mos pranoni rekomandime ose këshilla nga palët e treta gjatë përdorimit të kartave.
  • Kontrolloni për shenja që website i mbron të dhënat tuaja.
  • Përdorni një filtër që ju paralajmëron faqet e internetit të dyshimta.
  • Sigurohuni të kryeni blerje në tregtarë të pajisur me shërbimin 3D Secure. Kur bleni në këta tregtarë në Internet, sigurohuni që faqja e verifikimit të transaksionit  mban logon e VISA ose Mastercard dhe Raiffeisen Bank.
  • Bëni gjithmonë “log-out” nga faqja e tregtarit pas kryerjes së transaksionit të blerjes.
  • Mos u përgjigjni e-mail-eve/ telefonatave që ju kërkojnë të dhëna personale.
  • Evitoni përdorimin e numrit të kartës suaj apo të dhëna të tjera (skadenca, numri i sigurisë) në një kompjuter publik.
  • Përdorni dorën tuaj për të fshehur PIN nga vëzhgimi kur po kryeni një transaksion në POS.
  • Mos e lini asnjëherë kartën jashtë vështrimit tuaj gjate një blerjeje në POS.  Sigurohuni që karta të kalohet vetëm një herë.

Rifreskoni numrin e telefonit të regjistruar në Bankë

Në rast se nuk e dispononi apo përdoni më numrin e regjistruar në sistemet e bankës paraqituni në degën më të afërt për të kryer ndryshimin.

Nëse karta ka humbur, është vjedhur, ose dyshohet për përdorim të paautorizuar telefononi në një nga numrat e mëposhtëm.

Në çdo rast mashtrimi apo përpjekje për mashtrim, Raiffeisen Bank bën verifikime si dhe bashkëpunon me palët respektive për të gjetur mashtruesit dhe për të parandaluar (zvogëluar) dëmtimin.